Petku i bardhë i dëborës ka zbardhur këtë të mërkurë qytetin e Korçës dhe zonat përreth tij.
Reshjet kanë qenë intensive, ndërsa trashësia maksimale ka arritur në 7 cm në qytet dhe deri në 10 cm në fshatin turistik të Dardhës.
Ajo që vlen të theksohet është fakti se segmenti rrugor në drejti të fshatit turistik të Dardhës është mbuluar nga bora dhe akulli, prandaj është e domosdoshme të përdoren zinxhirët nga automjetet.
Gjithashtu, policia këshillon drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes në aksin nacional Korçë-Pogradec dhe Korçë-Kapshticë.
Ditët e fundit të 2016 por edhe fillimi i 2017 do të karakterizohet nga temperatura të ulëta dhe erëra të forta.