Kosova dhe Shqipëria nuk kanë ndryshuar pozitat në listën e re të publikuar nga FIFA.
Kosova mbetet në pozitën e 165-të derisa Shqipëria mbetet e 49-ta. Ndryshime nuk ka as në pozitat e para të kësaj rangliste.
Në pozitën e parë mbetet Argjentina, ndërsa pas saj është Brazili. Pozita e tretë i takon Gjermanisë e ndjekur nga Kili. Top pesëshen e mbyll Belgjika, citohet Koha. (b.an)