Tmerri që po ndodh në Alepo ka marrë vëmendjen e gjithë botës. Rrjetet sociale janë ndoshta shpresa e fundit e mijëra sirianëve, të cilët dërgojnë mesazhe shpëtimi nga zona e Alepos ku po përballen me tmerrin e madh të luftës.
Abdelraman është një nga fëmijët e shumtë që padrejtësisht po përballet me luftën dhe krimin që po ushtrohet mbi ta.
Babai i tij është i plagosur, ndërsa fëmija ka harruar tmerrin që ka përjetuar orëve të fundit duke u lutur për të atin.
Me anë të një mesazhi, Abdelraman po kërkon që mos ta humbasë babain e tij të cilin e do shumë.