“Donte të më shëmtonte në mënyrë që asnjë mashkull të mos më hedhë sytë. Mendova se do më hante”.
Këto janë fjalët e një 25 vjeçareje britanike, e cila është sulmuar nga ish i dashuri i saj xheloz, i cili e ka kafshuar në fytyrë 21 herë të renë, duke i lënë shumë shenja dhe të çara.
Melody Moon është sulmuar nga ish i dashuri i saj Jamie Mitchell, sepse ky i fundit ishte… thjesht xheloz, se mos ajo mund të dilte me meshkuj të tjerë. 25 vjeçarja e ka denoncuar dhe Mitchell është dënuar me 2 vjet burg./java/a.k