Edhe nesër, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe të ftohta që vijnë nga verilindja dhe lindja e Evropës duke bërë që moti i kthjellët por i ftohtë të jetë prezent. Në zonat malore përgjatë kufirit Lindor do të ketë herë pas-here kalime vranësirash të lehta.
Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese jo vetëm në mbrëmje, por edhe gjatë natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten sërish të ulëta në të gjithë territorin e vendit. Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi maksimale deri 20 km/h nga drejtimi permanent Lindor duke gjeneruar në det, dallgëzim 1 ballë.
Europa
Pjesa më e madhe e kontinentit të Europës do të jetë në ndikimin e masave ajrore të thata dhe të ftohta që vijnë nga Siberia, për pasojeë moti i kthjellet por i ftohtë do të jetë dominues, shkruan noa.
Konkretisht: Me diell dhe temperatura të ulëta paraqiten vendet perëndimore, vendet mesdhetare si edhe gadishulli i Ballkanit ku temperaturat do të ulen deri në -9 apo -10 gradë Celcius. Përjashtim bëjnë: vendet Lindore dhe vendet Nordike të cilat do të dominohen nga vranësira dhe reshje të pakta dëbore./a.k