Të enjten në Tokio ka rënë bërë, e pazakontë për muajin nëntor. Kjo madje për herë të parë pas 54 vitesh, transmeton koha.net.
Banorët e kryeqytetit japonez janë befasuar, pasi temperaturat në këtë kohë të vitit zakonisht sillen rreth 10 deri 17 gradë celsius, njofton Japan Times.
Bora u shkaktua nga një i ftohtë i pazakontë që kaploi qytetin, transmeton koha.net. Bora e papritur ka shkaktuar kaos, për shkak të vonesave të mëdha në transportin publik.
Agjencia metalurgjike japoneze gjithashtu ka tërhequr vëmendje për ngrica në rrugë, dëborë në telat elektrikë e pemë dhe rënien e mundshme të serrave plastike, citohet Express. (b.an)