Daniel Bragg, 37 vjeç nga Bournemouth, Mbretëria e Bashkuar, u dënua me pesë vjet e katër muaj burg pasi pranoi fajësinë për vrasje, duke sulmuar dhe vrarë ish-të dashurën e tij Julie Cook, 44 vjeç. Ngjarja ka ndodhur gjatë muajit maj të këtij viti, ndërsa të dy personat ishin duke diskutuar në një stacion treni kur Bragg e godet me grusht në fytyrë.
Vajza përplasi kokën dhe vdiq dy ditë më vonë. Bragg me grushtin e tij e kishte goditur shumë rëndë të dashurën duke i thyer zgavrën. Vetëm katër ditë më parë, 37 vjeçari i kishte thënë miqve të tij se “një ditë” do ta vrasë të dashurën e tij.
Ngjarjet u zhvilluan më 2 maj. Bragg dhe e dashura e tij ishin duke debatuar në stacionin e trenit Pokesdown. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojë njeriun duke goditur gruan, para se viktima të përpiqet për të shpëtuar.
Kur ai vendosi për të thirrur një ambulancë, gjendja ishte shumë e rëndë. Një autopsi në trupin e saj zbuloi se 44 vjeçarja vdiq për shkak të dëmtimeve të pësuara në kokë gjatë sulmit: ka thyer kafkën, zgavrën e syrit të majtë dhe mavijosje në pjesën e pasme të kokës së saj.
Sipas rikonstruktimit të ngjarjes nga Gjykata, çifti ka qenë bashkë për katër vjet përpara se marrëdhëniet e tyre të përfundoni me zënka. Ndërsa në prill, një gjykatë në Bournemouth kishte lëshuar një urdhër mbrojtje për gruan ku Bragg ndalohej ti afrohej asaj, shkruan noa.
Megjithatë, çifti ka mbetur në kontakt gjatë gjithë kësaj kohe dhe të mërkurën e 28 prillit një mik i çiftit kishte dëgjuar 37 vjeçarin duke thënë se “një nga këto ditë unë jam duke ardhur për të vrarë ty” ose “Nëse vazhdojmë në këtë mënyrë unë do të përfundojë me vrasjen e saj”. Katër ditë më vonë, Bragg ka vënë kërcënimet e tij në praktikë./a.k