Policia spanjolle arrestoi sot dy persona të dyshuar për rekrutimin e mbështetësve të xhihadit dhe të cilët kishin bërë kërcënime kundër Spanjës dhe Francës, njoftoi Ministria e Brendshme. “Policia arrestoi dy të rinj me kombësi marokene, një 32vjeçar në Mataro dhe një grua 19 vjeçe në Canaries, në ishullin Fuerteventura”, deklaroi ministri i Brendshëm Fernandez Diaz për disa media.
“Ata kishin bërë publike besnikërinë e tyre për organizatën terroriste të Shtetit Islamik dhe për drejtuesin e saj Abou Bakr alBaghdadi”, shtoi Ministria e Brendshme në një komunikatë. “Të dy residentë të ligjshëm në Spanjë kishin bërë kërcënime me vdekje në emër të Shtetit Islamik kundër Spanjës dhe Francës, si dhe kundër grupeve të tjera fetare duke nxitur kryerjen e atentateve terroriste kundër atyre që nuk besojnë në ideologjitë e tyre”, vijon komunikata.