99 për qind e holandezëve përdorin biçikletat si mjet transporti. Kjo karakteristikë e veçon vendin nga shtetet e tjera në mbarë botën.
Brenda vitit besohet që holandezët shpenzojnë më shumë se 1 miliardë euro për blerjen dhe riparimin e nevojshëm të pajisjeve të biçikletave.
Vetëm në vitin e fundit është konstatuar që janë shitur më shumë se 1.3 milion biçikleta në mbarë vendin me një çmim mesatar prej 713 euro.
Kryeqyteti i Holandës është ndër qendrat që më së shumti e ka të zhvilluar çiklizmin.
Më shumë se 40 për qind e banorëve janë biçiklistë.
Çuditërisht, shumica e çiklistëve varësisht udhëtimit që realizojnë nuk bartin helmeta. Kjo veti është si rezultat që udhëtimi në mënyrë të tillë është bërë përditshmëri e jetës së holandezëve.
Mirëpo, fenomeni jo i mirë që është duke u shfaqur në vend është vjedhja e tyre, por dënimi përfundon me pasoja jo të mira./b.d