Të paktën 97 migrantë rezultojnë të zhdukur, përfshirë 15 gra dhe pesë fëmijë, pas fundosjes së anijes në brigjet e kryeqytetit libain, tha për median zëdhënësi i Marinës libiane.
Gjenerali Ayoub Kacem njoftoi se kjo shifër ishte raportuar nga 23 persona të shpëtuar me kombësi të ndryshme afrikane, nga rojet bregdetare jo më larg se 10 kilometra nga brigjet e Tripolit.
Trupi i anijes ishte shkatërruar plotësisht. Të 23 migrantët, të gjithë burra kanë mundur të shpëtojnë duke u ngjitur në një motorbarkë që ishte në bordin e anijes.
“Migrantët e zhdukur me shumë gjasa kanë vdekur edhe pse asnjë trup nuk është gjetur deri më tani për shkak të motit të keq”, shtoi Kacem./b.d