• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji i Gardës, Lleshaj cakton grada të reja/ Si do ruhen presidenti, kryeministri e ministrat

by Ardit Rada
07/12/2020 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Brendshme ka hartuar një projektligji për “Gardën e Republikës së Shqipërisë”, duke vendosur rregulla mbi pranimin e punonjësve të këtij Gardës që kryesisht merret me ruajtjen e personaliteteve, dhe të institucioneve.

Drafti i ri në fakt nuk parashikon ruajtjen e kryetarëve të bashkisë së Tiranës dhe të liderit të opozitës. Në fakt kjo mbrojtje nga Garda ishte bërë me vendim të Qeverisë, për ruajtjen e këtyre personaliteteve dhe se nuk ishin përcaktuar në ligj. Por sërish duket se në këtë nismë të re kjo i lihet në dorë qeverisë.

“Presidenti i Republikës pas përfundimit të mandatit gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për pesë vjet. Në rast të ndërprerjes së mandatit, gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për gjysmën e kohës së qëndrimit në detyrë. Kryetari i Kuvendit pas përfundimit të mandatit gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për katër vjet. Në rast të ndërprerjes së mandatit gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për gjysmën e kohës së qëndrimit në detyrë. Kryeministri pas largimit nga detyra gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për katër vjet. Në rast të ndërprerjes së detyrës përpara mandatit qeverisës gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për gjysmën e kohës së qëndrimit në detyrë. Kohëzgjatja e mbrojtjes së personaliteteve të tjera pas lënies së detyrës nga ana e tyre, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në nenin 14 të këtij drafti tw siguruar nga Gazeta “Shqip”

Në nenin 15 kur flitet edhe për kohëzgjatjen e ruajtjen të banesave të personaliteteve. “Objektet e përcaktuara në nenin 5, pika 9 dhe pika 10, ruhen dhe mbrohen deri në ndryshimin e statusit të tyre. Banesa e Presidentit të Republikës, e Kryetarit të Kuvendit, e Kryeministrit ruhen dhe mbrohen gjatë kohës së qëndrimit të tyre në detyrë. Pas përfundimit të detyrës, ruajtja dhe mbrojtja e banesës bëhet për një periudhë 2-vjeçare. Në rast të përfundimit të mandatit apo të lirimit nga detyra para afatit, ruajtja dhe mbrojtja bëhet deri në gjysmën e kohës së qëndrimit në detyrë, por jo më shumë se dy vjet. Kohëzgjatja e ruajtjes së banesës të personaliteteve të tjera përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave” thuhet në këtë draft.

Garda hap dyert për ushtarakët dhe ndryshojnë gradat

Në këtë draft parashikohet që ushtarakët të jenë pjesë e Gardës së Republikës së Shqipërisë. Ashtu siç kanë mundësi të bëhen pjesë e policisë, ushtarakët mund të jenë pjesë e Gardës, një institucion që varet nga ministria e Brendshme.

“Për plotësimin e nevojave të veçanta, mund të pranohen në Gardën e Republikës, ushtarakë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara në nenin 21, përjashtuar pikën f, të këtij ligji.  Për ushtarakët e shërbimit aktiv, pranimi realizohet me pëlqimin e ushtarakut dhe në bazë të marrëveshjes dypalëshë ndërmjet ministrit të mbrojtjes dhe ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë.  Në çdo rast, pranimi, sipas pikës të këtij neni, bëhet pas nxjerrjes në lirim të ushtarakë, nga autoritetet përgjegjëse të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi”, thuhet në nenin 23 të draftit.

Më tej theksohet se pranimi realizohet mbi baza konkurrimi, procedurat e të cilit përcaktohen me udhëzim të ministrit për çështjet e rendit e të sigurisë publike.

“Kalimi nga strukturat e FARSH tek Garda e Repblikës realizohet duke ruajtur dhe njohur vjetësrinë e shërbimit. Ekuaivalentimi i gradave ushtarake me ato të gardës së Republikës bëhet duke marrë referencë vendimin e qeverisë për ekuavalentimin e gradave të Forcave të Armatosura me gradat e Policisë së Shtetit”, thuhet në këtë nen.

Gradat e njehsimi i tyre

Kalimi në sistemin e ri të gradave

Njehsimi i gradave të fituara sipas ligjit nr. 9366, datë 31.3.2005, “Për gradat dhe karrierën në Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me gradat sipas këtij ligji, bëhet, si më poshtë vijon:

a)      Gradat: “rreshter”, “kapter i katërt”, “kapter i tretë” dhe “kapter i dytë”, ekuivalentohen me gradën “Inspektor”;

b)      Gradat: “kapter i parë”, “kapter mjeshtër” dhe “kapter shtabi” ekuivalentohen me gradën “inspekotr i dytë”;

c)      Gradat:  “kapter” dhe “kryekapter” ekuivalentohen me gradën “Inspektor i parë”;

d)      Gradat: “Nëntoger” dhe “Toger”ekuivalentohen me gradën “Nënkomisar”;

e)      Gradat: “Nënkapiten” dhe “Kapiten” ekuivalentohen me gradën “Komisar”;

f)       Grada “Major” ekuivalentohet me gradën “Kryekomisar”;

g)      Grada: “Nënkolonel”, ekuivalentohet me gradën “Drejtues”;

h)      Grada  “Kolonel” ekuivalentohet me gradën “Drejtues i parë” dhe/ose “Drejtues i larte”;

i)       Grada “Gjeneral”, ekuivalentohet me gradën “Drejtues madhor”.

 

Afatet e qëndrimit në gradë

1. Punonjësi i Gardës për të aplikuar për gradën e radhës duhet të plotësojë afatet e mëposhtme:

a. nga “Inspektor” deri në “Inspektor i dytë”                 5 vjet;

b. nga “Inspektor i dytë” në “Inspektor i Parë”   10 vjet;

Punonjësit i Gardës në nivelin bazë, që ka vjetërsi shërbimi mbi 3 vjet, i lind e drejta për të konkurruar për fitimin e gradës “Nënkomisar”;

c. nga “Nënkomisar” në “Komisar”                            3 vite;

ç. nga “Komisar” në “Kryekomisar”                           3 vite;

d. nga “Kryekomisar” në “Drejtues”                           5 vite;

dh. nga “Drejtues” në “Drejtues i parë”            3 vite.

2. Në vjetërsinë për efekt gradimi, nuk llogaritet koha e ndërprerjes së karrierës për shkak të lejes së përfituar pa të drejtë page.

3. Në vjetërsinë për efekt konkurrimi për fitimin e gradës, llogaritet edhe koha e ndërprerjes së

karrierës për shkak të:

a. paaftësisë shëndetësore deri në 6 muaj, brenda afatit 12-mujor;

b. vjetërsisë së shërbimit të njohur me vendim gjyqësor;

c. lejes së lindjes.

d. transferimit të përkohshëm në struktura të tjera.

Neni 32

Gradat dhe hierarkia

1.      Sistemi i gradave përcakton hierarkinë dhe nivelin e menaxhimit në Gardën e Republikës.

2.      Paraqitja, forma dhe specifikimet teknike të gradave miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

3.      Hierarkia e punonjësit të Gardës përcaktohet nga grada, nga funksioni për punonjësit me të njëjtën gradë, nga vjetërsia në gradë për punonjësit me gradë dhe funksion të njëjtë.

4.      Klasifikimet e niveleve, sipas hierarkisë janë:

a)      bazë;

b)      i mesëm;

c)      i lartë;

d)      madhor

 

Neni 33

Emërtimi i gradave

Emërtimet e gradave sipas klasifikimit janë:

1.      Punonjës i nivelit bazë:

a)      Inspektor;

b)      Inspektor i dytë;

c)      Inspektor i parë.

2.      Punonjës i nivelit të mesëm:

a)      Nënkomisar;

b)      Komisar;

c)      Kryekomisar;

3.      Punonjës i nivelit të lartë:

a)      Drejtues;

b)      Drejtues i parë;

4.      Punonjës i nivelit madhor:

a)      Drejtues i lartë;

b)      Drejtues madhor;

Ligji i Gardës, Lleshaj cakton grada të reja dhe i hap dyert

Next Post
Kledi Kadiu tregon sfidën si murator: Bëja çmos të mos kuptohej se isha shqiptar, bashkë me Ilir Shaqirin

Kledi Kadiu tregon sfidën si murator: Bëja çmos të mos kuptohej se isha shqiptar, bashkë me Ilir Shaqirin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

July 22, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

July 22, 2026
Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

July 22, 2026
Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

July 22, 2026
Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

July 22, 2026
“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

July 22, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

July 22, 2026
“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

July 22, 2026
“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

July 22, 2026
Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In