• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“95% e të shtruarve në spital, të pavaksinuar”/ Tomini: Rastet më agresive tek të rinjtë. Mbani maskën edhe nëse keni bërë vaksinën

by Java News
01/09/2021 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo valë e re infektimesh në vend për shkaka të variantit Delta cilësohet edhe si pandemia e të pavaksinuarve, pasi 95 % e shtrimeve në spital ku shfaqin dhe format më agresive nuk e kanë bërë vaksinën. Për zëvendës ministren e Shëndetësisë, Eugena Tomini vaksina është e vetmja shpresë për të larguar rastet fatale të vdekjeve si pasojë e COVID-19. Në një intervistë për Report Tv, Tomini tha se varianti Delta dominoi gjatë muajit gusht dhe këtë e lidhi si me vaksinimin ku qytetarët duhet ta bëjnë për të shmangur infektimet e rënda si edhe me faktin e sezonit turistik, ku njerëzit u treguan të shfrenuar duke mos respektuar masat mbrojtëse.

“Që më herët kemi bërë thirrje që varianti Delta do të kishte dominancë ngjatë muajit gusht dhe kjo është vënë re. Sundon varianti Delta dhe lidhet drejtpërdrejtë me vaksinimin. Sa më shumë të vaksinohemi aq më shumë do ulim rastet e rënda, vdekjen dhe prandaj kjo quhet edhe pandemia e të pavaksinuarve . Qëllimi i vaksinimit është për të minimizuar rastet e infektimit dhe ulë raste e rënda për jetën”, tha Tomini.

Në lidhje me shtrimet në Spitalin Infektiv ose COVID1, Tomin tha se janë nga të gjitha grupmoshat, por ato të reja shfaqin dhe rastet më agresive.

“Të shtruar te Spitali Infektiv kemi nga të gjitha grupmoshat dhe moshat e reja kanë shfaqur klinikë agresive dhe janë në monitorim intensiv. 95 % e të shtruarve në spital janë të pavaksinuar”, tha ajo.

Zv.ministrja foli edhe për hapjen e COVID3 kur tha se kjo do të ndodh kur të plotësohen kapacitetet e Spitalit Infektiv, ndërsa shtoi se këtë vit skenarët për hapjen e spitaleve janë ndryshe nga 2020, pasi nuk është më ai fluks i lartë si një vit më parë i shtrimeve dhe se vijimi i vaksinimit sjellë një situatë më optimiste për të shmangur shtrimet dhe rastet e rënda tek të infektuarit.

“Spitalet do të hapen në bazë të skenarëve dhe kur të ezaurohen kapacitete e COVID1. Më pas do të hapet COVID3. Spitalet janë në gatishmëri dhe do të bëhen aktiv në momentin e duhur. COVID1 po përballet me shtrimet, kemi një tablo dhe shpresojmë që të vijojë  e tillë ku të mos përsëritet ajo e 2020 ku kem pasur shtrime të mëdha. Ndërgjegjësimi i popullatës dhe vijimi vaksinimi shpresojmë në minimizimin e rasteve të infektuar”, tha Tomini.

Tomini pati një thirrje edhe për personat e vaksinuar ku tha se edhe ata duhet të mbajnë maskën dhe të respektojnë masat anti-COVID, ndërsa kush e shmang vaksinën se ka kaluar COVID kjo nuk duhet të bëhet më pasi antitrupat e krijuar nuk mbrojnë nga mutacionet e koronavirusit.

“Certifikata e vaksinimi tregon një mbrojtje të ndaj të gjithë mutacioneve të COVID. Kush ka kaluar COVID, antitrupat nuk mbrojnë nga mutacionet dhe nuk dihet për sa zgjat mbrojtja e tyre dhe për këtë edhe ata persona duhet të bëjnë vaksinën. Edhe pse personat janë vaksinuar ata duhet të respektojnë masat dhe të mbajnë maska”, tha Tomini.

g.kosovari

Next Post
Ashpërsohen kufizimet në Itali, “Green Pass” e detyrueshme në mjetet e transportit dhe shkolla

Ashpërsohen kufizimet në Itali, "Green Pass" e detyrueshme në mjetet e transportit dhe shkolla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In