• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

95 % e ndërmarrjeve me mbi 10 të punësuar përdorën kompjuter në 2015

by Java News
11/07/2016 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitin 2015, kanë përdorur kompjuter për qëllime pune 95 % e ndërmarrjeve me mbi 10 të punësuar. Të gjitha ndërmarrjet e mëdha me mbi 250 të punësuar rezultojnë të kenë përdorur kompjuter. Punonjësit që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune përbëjnë 24,4 % të të punësuarve gjithsej të ndërmarrjeve.

Të dhënat u bënë publike të hënën nga ministrja e Inovacionit, Milena Hartio dhe Drejtore e Institutit të Statistikave, Mirela Muça gjatë prezantimin të publikimit të rezultateve të Anketës së Teknologjisë së Informacionit pranë ndërmarrjeve për vitin 2015, në mjediset e INSTAT-it

Lidhur me aktivitetin ekonomik, përqindja më e ulët e punonjësve që përdorin kompjuter vërehet në aktivitetin e industrisë përpunuese (7,4%) dhe në aktivitetin e ndërtimit (19,0%). Kompjuterat janë përdorur në një masë më të madhe nga punonjësit e ndërmarrjeve që kanë aktivitet në fushën e Informacionit dhe komunikacionit dhe aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike.

Përqindja e përdorimit të kompjuterit nga ndërmarrjet në Shqipëri është e njëjtë me vende të rajonit si Maqedonia (95 %), por më e ulët krahasuar me mesataren e vendeve anëtare të BE-së (98 %).
Për të njëjtën periudhë referuese, nga ndërmarrjet që përdorin kompjuter për qëllime pune vetëm 3,8 % e tyre nuk kanë akses në internet. Pjesa dërmuese e tyre prej 82 % kanë patur lidhje DSL ose lidhje të tjera broadbandi. Shpejtësia më e madhe e shkarkimit të informacionit, në 64 % të ndërmarrjeve, ishte nga 2 Mbit/s deri në 10 Mbit/s.

Përqindja e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet në Shqipëri ( 91,4 %) është më e ulët krahasuar me vendet e rajonit si Maqedonia ( 98 %), dhe me mesataren e vendeve anëtare të BE-së (99 %).
Në vitin 2015, ndërmarrjet që kanë pasur faqe web janë 48,8 %, ndërsa media sociale është përdorur nga 37,4 % e ndërmarrjeve. Ndërmarrjet e mëdha me mbi 250 të punësuar janë ato të cilat kanë përgjithësisht faqe web apo kanë përdorur median sociale. Përqindja e ndërmarrjeve të cilat përdorën internetin për të kontaktuar me autoritetet publike, gjatë vitit 2015, ishte 95,2 %.

Në vitin 2015, ndërmarrjet që kanë shitur ose blerë produktet / shërbimet e tyre nëpërmjet faqes së internetit apo aplikacioneve të dedikuara janë 10,4 %. Përgjithësisht tregtia elektronike kryhet nga ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacioni (26,9 %), transport dhe magazinim (23,9 %), aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike (22,3 %). Ndërsa, 3,6 % e ndërmarrjeve ndërtuese dhe 6,5 % e ndërmarrjeve përpunuese kanë shitur ose blerë produktet/shërbimet e tyre online./atsh/a.k

Next Post

Maskat grabisin një bankë në qendrën e Vlorës (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In