• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“935 dollarë për vizën amerikane premium”, eksperti tregon procedurën

by A R
12/06/2026 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara pritet të ofrojnë një shërbim të ri për aplikantët e vizave, i cili do të mundësojë zhvillimin e intervistës brenda 10 ditësh kundrejt një tarife shtesë.

Lidhur me këtë procedurë foli në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN eksperti i emigracionit, Lorenc Mansaku, i cili sqaroi se bëhet fjalë për një opsion të veçantë për personat që kanë nevojë urgjente për të udhëtuar.

“Sipas burimeve që kanë dalë në lajme dhe që pritet të bëhen publike shumë shpejt, do të ketë një opsion shtesë për aplikantët që kanë një udhëtim të shpejtë dhe u duhet të caktojnë sa më shpejtë një datë interviste. Duke parë opsionet e mundshme kjo duhet marrë si gjë pozitive edhe pse tarifa është e lartë. Për dike që i del një udhëtim i paplanifikuar, ekziston kjo mundësi shtesë. Do jetë një kategori e veçantë për këta persona, siç është për ata që aplikojnë për Kampionatin Botëror, ku kapin një datë më të afërt për takime. Nuk duhet menduar që tarifa do bëjë të mundur lëshimin e vizës, pasi do jenë të njëjtat kritere si për ata që kanë paguar më pak.”

Mansaku theksoi se pagesa e tarifës së re nuk garanton marrjen e vizës, pasi procesi i vlerësimit dhe kriteret e pranimit mbeten të pandryshuara për të gjithë aplikantët.

Duke u ndalur te vizat turistike, ai kujtoi se autoritetet amerikane presin që vizitorët të respektojnë kohëzgjatjen e deklaruar të qëndrimit.

“Për vizën turistike në shumicën e rasteve, pritshmëria nga zyrtari, qoftë konsullata, qoftë personi që e ka pranuar në SHBA është që ai person do qëndrojë aq sa ka thënë në aplikimin për vizë. Personat që qëndrojnë më gjatë kanë pasur probleme me rihyrjen në SHBA apo rinovimin e vizës. Viza turistike nuk është për qëndrime 6 mujore në SHBA”, tha eksperti i emigracionit.

Next Post
“Travel off Path”: Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më ekonomike në Europë

“Travel off Path”: Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më ekonomike në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri përfshin tokat bujqësore pranë autostradës Lushnjë-Fier, era përhap flakët!

Zjarri përfshin tokat bujqësore pranë autostradës Lushnjë-Fier, era përhap flakët!

September 24, 2026
Përfundon masa e sigurisë ndaj Vlora Hysenit, lihet në fuqi arresti shtëpiak dhe pezullimi! Ish-kreu i SHISH del nga GJKKO, nuk prononcohet për mediat!

Përfundon masa e sigurisë ndaj Vlora Hysenit, lihet në fuqi arresti shtëpiak dhe pezullimi! Ish-kreu i SHISH del nga GJKKO, nuk prononcohet për mediat!

September 24, 2026
“Po përdor postin për shantazh“- Berisha merr në mbrojtje gazetaren Lala, dënon deklaratën e Hysenit: Më vonë mund të shantazhojë edhe prokurorët

“Po përdor postin për shantazh“- Berisha merr në mbrojtje gazetaren Lala, dënon deklaratën e Hysenit: Më vonë mund të shantazhojë edhe prokurorët

September 24, 2026
Udhëtime me tren deri në 120 km/orë, ja kur përfundon rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë

Muçaj: Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, drejt vënies në funksion më 2027! Vorë-Hani i Hotit e Durrës-Rrogozhinë, deri më 2030

September 24, 2026
VIDEO/ Protesta te Kuvendit, policia rrethon të gjitha rrugët që të çojnë në Parlament, arrestohen disa persona!

VIDEO/ Protesta te Kuvendit, policia rrethon të gjitha rrugët që të çojnë në Parlament, arrestohen disa persona!

September 24, 2026
Drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me 3 makina në Durrës, plagoset një këmbësor!

Drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me 3 makina në Durrës, plagoset një këmbësor!

September 24, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Zgjedhjet e Parakohshme, tashmë janë domosdoshmëri

September 24, 2026
Alarm në SHBA, avion luftarak intercepton një avion mbi Camp David, aty ku po qëndronte Trump -

Qeveria italiane mohon raportet për sulme me dronë rusë: Nuk morëm asnjë paralajmërim

September 24, 2026
Vlora Hyseni “mbyt” Kuvendin, tri orë debate mes kampeve politike! Nga akuzat te mbyllja mes tensioneve e seancës parlamentare pas votimit

Vlora Hyseni “mbyt” Kuvendin, tri orë debate mes kampeve politike! Nga akuzat te mbyllja mes tensioneve e seancës parlamentare pas votimit

September 24, 2026
Në kërkim nga Italia për organizatë kriminale e trafik droge, arrestohet 45-vjeçari

EMRAT/ Italia dhe Zvicra sjellin në pranga 2 të kërkuar të drejtësisë, një prej tyre Nderjaku! Interpol ekstradon në Spanjë një tjetër

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com