• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

9 vite nga tragjedia e Gërdecit, si ja hodhën drejtësisë fajtorët

by A R
15/03/2017 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
15 Marsi shënon një nga krimet më të rënda njerëzore në trajektoren e pluralizmit dramatik shqiptar. Si sot nëntë vjet më parë, për shkak të një biznesi të paligjshëm, ku të përfshirë ishin drejtpërdrejt disa familjarë të ish-kryeministrit Sali Berisha, Gërdeci u trondit nga një shpërthim vdekjeprurës, nga i cili humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë, ndërsa u rrafshua një fshat i tërë, duke dëmtuar qindra biznese, 400 prona dhe dhjetëra shtëpi.

Krisma e krimit qeveritar në Gërdec, që kryeministri i atëhershëm Sali Berisha e konsideroi thjeshtë një aksident teknologjik, që çoi në zbulimin e një megaskandali me vatër qeverinë, por i shtrirë deri përtej Atlantikut. Pas tragjedisë, ish-kryeministri Berisha nisi përpjekjet epike për të mjegulluar rolin e tij, të djalit dhe të disa ministrave, në ngritjen e fabrikës së vdekjes.

Mesazhet kërcënuese në adresë të prokurorisë, kërcënimi me jetë i gjeneralit Luan Hoxha nga Shkëlzen Berisha, vdekja misterioze e dëshmitarit kyç Kosta Trebickës, sulmet ndaj New York Times që zbardhi aferën, mohimi i baxhanakut që humbi jetën në fabrikë etj., ishin vetëm disa nga përpjekjet e përgjegjësve për t’i shpëtuar ndëshkimit.

Dhe rezultati ishte i pabesueshëm. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar nga prokuroria për shpërdorim detyre, në lidhje me shpërthimin në Gërdec, i shpëtoi dënimit për shkak se u rivesh me imunitetin e deputetit. Ndërkaq, pavarësisht fakteve dhe dëshmive, ish-kryeministri Sali Berisha dhe i biri i tij, Shkëlzen Berisha nuk u hetuan asnjëherë për këtë çështje. Si gjithmonë, në burg përfunduan disa zbatues në terren të aferës me demontimin e armëve.

Megjithatë, disa vite më vonë, të gjithë të dënuarit, lanë burgun njëri pas tjetrit, ndërsa disa edhe u dëmshpërblyen më pas, me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Pa u dëmshpërblyer mbetën vetëm familjarët e viktimave dhe të të gjymtuarve nga shpërthimi, të cilët vijuan sagën gjyqësore nga Tirana dhe Strasburg.

Trebicka dhe implikimi i Shkëzlenit
Kosta Trebickës ishte i pari që denoncoi Sali Berishën dhe familjarët e tij në gazetën New York Times, ndërsa solli edhe gazetarin e New York Times në Gërdec.

Artikulli për trafikun e armëve drejt vendeve në konflikt dhe Afganistanit u botua dy ditë pas shpërthimit. Trebicka ishte njeriu që denoncoi edhe të birin e Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, si njeriu që drejtonte në prapaskenë biznesin familjar në Gërdec. Ministrat konsultonin me Shkëlzenin çdo urdhër, ndërsa baxhanaku i Berishës vepronte në punishte.

Po ashtu, pasi u nxor nga loja për të mos mbajtur të fshehtë trafikun, Kosta Trebicka denoncoi trafikun e armëve. Armët, në letra, konsideroheshin si të demontuara nga Ministria e Mbrojtjes, por që në të vërtetë trafikoheshin drejt vendeve të Lindjes, të cilat ishin përshirë në konflikte luftarake, ndërsa ishin nën embargon e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Informacionet e Trebickës tij ishin të sigurta dhe të detajuara, pasi kompania e tij bënte riambalazhimin e municioneve kineze, duke i paraqitur me etiketë tjetër. Por, Trebickës i hoq ky shërbim shkruan Shqiptarja.

Dy ministrat
Ambasada Amerikane në Tiranë, i raportonte DASH se si ministrat punonin për Shkëlzen Berishën. “Në një dëshmi, sekretarja e ministrit të drejtësisë Aldo Bumçi tregoi për të paktën dy takime mes Bumçit dhe Shkëlzenit në 2007-ën.

Dhe kur u pyet për një letër që Bumçi i dërgonte Mediut për aprovim të projekt-ligjit që do t’i hapte rrugë çmontimeve në Gërdec, ajo konfirmoi që Bumçi kishte shkruar mbi kapak “Për Shkëlzen Berishën”. Pas kësaj dëshmie, Bumçi, ende një deputet  (dhe një zagar sulmi i Partisë Demokratike), akuzoi ish-sekretaren e tij për shpifje dhe e paditi atë”, thuhet në një nga kabllogramet e Ambasadës Amerikane. /Shqiptarja

Next Post
Trump megjithatë priti princin saudit në Shtëpinë e Bardhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

March 31, 2026
Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Diaspora, nga ‘rezervuar votash’ në partner kombëtar, fundi i epokës së fasadës

March 31, 2026
Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Heronjtë që na “mori” Greqia

March 31, 2026
Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In