• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

by El Be
09/04/2026 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama njëherësh kreu i PS, gjatë takimit me strukturat në Durrës ironizoi opozitën lidhur me deklarata e bëra për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Rma tha se deklarata se janë 9 vende të cilat kanë vendosur veton për të penguar Shqipërinë drejt BE janë një barcalet, njëjtë me atë të Bordit të Paqes.

Me ironi Rama tha se opozita arriti deri aty që jo vetëm kryeministrin e Shqipërisë, por edhe Presidentin Trump ta nxirrnin të korruptuar gjatë takimit në Bordin e Paqes.

“Procesi i anëtarësimit ka një anë që lidhet me ne, një anë që lidhet me ata. BE është si kjo salla me dy kate, ku në kat të dytë janë ata që janë ulur, në kat të parë ata që merren me të gjitha aspektet e BE, me të gjitha politikat. Një seksion atje në kat të parë merret me vendet që duan të futen në BE. Kjo është me detyrat që ata na vënë e na ndjekin në proces. Sipas gjërave që bëjmë ne, ata çojnë letrën në këta të dytë, e thonë që këta i mbaruan detyrat që kishin në këtë fazë, rekomandojmë që të hapim negociatat. Ata në kat të dytë nuk shohin si në kat të parë. Ata në kat të dytë janë si ata që marrin në punë. Një mjafton të thotë jo, nuk bëhet. Duhen 27 që të jenë në një mendje.

Pse ky proces është i rëndësishëm për ne, sepse ne përmirësojmë Shqipërinë këtu. Të gjitha këto reforma e bëjnë Shqipërinë shtet, prandaj janë ushtrim i rëndësishëm për ne. Bëhemi si vend i BE. A mund të ndodhë që në 2027-ën politika në Francë dhe Gjermani të ndryshojë për keq? Po, mund të ndodhë. Por ne duhet të jemi gati. Kur filluam negociatat, ne i hapëm të gjithë kapitujt në 11 muaj, asnjë s’i ka hapur në 11 muaj. Dhe ata thoshin “ua, sa mirë Shqipëria”. Kjo e nëntë shteteve është Barcelë. E para, veton e vendos vetëm njëri. Nëse janë nëntë, quhet votë, jo veto.

Tani Komisioni i ka dhënë raportin, ka thënë që i kanë bërë të gjitha, tani vjen kati i dytë, çon ambasadorët në kat të parë. Ne dhe Komisioni jemi në një anë, shtetet janë në anën tjetër. Tani çohet njëri, thotë çfarë keni bërë për minoritetet, pra janë pyetje-përgjigje, janë disa raunde. Sot pashë raportin për raundin e fundit dhe pyetjet janë më pak, dhe pyetjeve u përgjigjet Komisioni, nuk jemi më ne. Pastaj do ndodhë siç ndodhi me Bordin e Paqes, që nuk ka ftesë, pastaj doli ftesa. Pastaj erdhi ai në Zvicër, unë nuk shkova se isha me gocën e vet, pastaj shkova atje. Pastaj thanë i korruptuar ky, i korruptuar ai, tani doli Gjermania. Në maj do ngremë flamurin gjerman në Shijak e do ju themi hajde këtu tani se në Shijak ka një veto kundër negociatave. Nuk ka asnjë veto, asnjë problem”, u shpreh Rama.

Next Post
A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

April 9, 2026
Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

April 9, 2026
“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

April 9, 2026
Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

April 9, 2026
Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

April 9, 2026
Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

April 9, 2026
Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In