• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

9 mujori: eksportet bien 3.7%, efekti nga lëndët djegëse

by Ben Andoni
28/10/2015 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksportet arritën në 185.7 miliardë lekë për 9-mujorin e këtij viti, duke shënuar rënie me 3.7% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas statistikave të publikuara sot nga INSTAT.

Performanca e dobët e “minerale, lëndë djegëse, energji” vijon të jetë faktori kryesor që ndikon në këtë prirje rënëse të eksporteve, ndërsa tekstilet e këpucët po rriten ndonëse me ritme shumë më të ngadalta se një vit më parë.

Grupet e tjera janë në përmirësim, të ndjeshëm, sidomos “pijet, ushqimet e duhani” dhe “makineri e pajisje”, por pesha e tyre e vogël, në raport me totalin, bën që ato të mos kenë ndikimin në trendin e përgjithshëm të eksporteve.

Eksportet e “minerale, lëndë djegëse, energji” ranë me 22%, në 52.3 miliardë lekë, duke ngadalësuar ritmet e rënies në raport me gushtin (në gusht, kompania Bankers Petroelum shtyu nisjen e një anijeje, çka ndikoi në rënien e fortë të eksporteve atë muaj). Koniunktura e pafavorshme ndërkombëtare, sidomos për naftën, është arsyeja kryesore e rënies, teksa operatorët nuk kanë interes të prodhojnë e eksportojnë, kur çmimet kanë prekur fundin. Edhe importet e energjisë janë në rënie, për shkak të rritjes së prodhimit vendas dhe motit të pafavorshëm. Beralb, prodhuesi i kromit pezulloi aktivitetin në shtator.

Eksportet e tekstile e këpucëve u rritën me 2.7% në gati 66.9 miliardë lekë për 9-mujorin, duke qenë grupi më i madh i eksportuar në vend me 36% të totalit (një vit më parë kryesonin lëndët djegëse e energjia me 35% të totalit). Ndonëse ky grup e ka marrë veten, pas rënies në muajt e parë të vitit, sërish ai mbetet larg rritjeve dyshifrore që u panë vitin e kaluar. Aktorët e tregut pohojnë se rritja e ndjeshme e kostove të aktivitetit po e bën këtë industri më pak konkurruese, ndërkohë që kërkesat nga partnerët e huaj nuk po mungojnë.

Materialet e ndërtimit dhe metalet ndaluan rritjen, për 9 mujorin, si rrjedhojë e performancës së keqe në shtator, duke rezultuar me eksporte prej 28 miliardë lekësh, për periudhën janar-shtator.

Eksportet e ushqimeve, pijeve e duhanit kanë shënuar rritjen më të madhe në vlerë absolute për 9-mujorin, duke u zgjeruar me gati 3.1 miliardë lekë, apo 28%, për të arritur në 14 miliardë lekë.
Edhe eksportet e makinerive dhe pajisjeve kanë vijuar ecurinë pozitive, ndonëse me ritme më të ulëta se në pjesën e parë të vitit, duke u zgjeruar me 33% në 8.6 miliardë lekë.
Eksportet e drurit dhe letrës, një grup që u rrit me ritme dy shifrore vitin e kaluar ka rezultuar me rënie këtë vit, duke u ulur me 8.2% për 9 mujorin, në 6 miliardë lekë.

Edhe grupi i makinerive e pajisjeve të këmbimit vijoi rritjen, duke u zgjeruar me 42% në 7.7 miliardë lekë, si rrjedhojë e rritjes së aktivitetit të fasonit industrial. Megjithatë, në gusht, ai pa për herë të parë një rënie të lehtë me bazë vjetore.

Për 9-mujorin, grupi më i eksportuar ishin tekstilet e këpucët, me 36% të totalit, ndërsa “Mineralet, lëndët djegëse e energjia” kanë zbritur në vendin e dytë me 25% të totalit, nga 35% që zinin për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shtator, eksportet ranë 4.4%

Sipas INSTAT, në muajin Shtator 2015 eksportet e mallrave arritën vlerën 20 mld lekë, duke u ulur me 4,4 % në krahasim me Shtator 2014 dhe duke u rritur me 32,6 % në krahasim me Gusht 2015. Importet e mallrave në muajin Shtator 2015 arritën vlerën 44 mld lekë, duke u ulur me 7,4 % në krahasim me Shtator 2014 dhe duke u rritur me 9,4 % në krahasim me Gusht 2015. Deficiti tregtar i këtij muaji është 24 mld lekë, duke u ulur me 9,9 % krahasuar me Shtator 2014 dhe 5,0 % në krahasim me Gusht 2015. Monitor/

Next Post

Stjuardesa që u bë milionere duke bërë seks në ...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

April 9, 2026
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

April 9, 2026
Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

April 9, 2026
Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

April 9, 2026
Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

April 9, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot me diell dhe vranësira kalimtare, parashikimi për ditën e enjte

April 9, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA janë duke negociuar me kryeparlamentarin iranian për një marrëveshje

Trump kërcënon Iranin për armëpushimin: Nëse marrëveshja nuk zbatohet, goditjet do të jenë më të fuqishme

April 9, 2026
Analiza: Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

Analiza: Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

April 9, 2026
Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

April 9, 2026
VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In