• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

9 “motrat” e Venecias, njihuni me qytetet e rrethuara nga uji

by A R
19/04/2017 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndodhen në të katër cepat e globit dhe kanë ngjashmëri jo të vogël me Venecian, që gjithsesi mbetet e veçantë dhe speciale

Venecia është gjithnjë Venecia, me një bukuri speciale dhe atmosferë të veçantë dhe të paimagjinueshme. Por janë të shumta qytetet në të gjithë botën, ku uji është padron i vërtetë, mes kanaleve dhe lumenjve dhe që shpesh shndërrohen në një oaz të vërtetë të dashurisë. Kemi përzgjedhur disa që adhurohen, pse jo, që duhen vizituar në rastin më të parë. Ja 10 prej tyre.

Venecia

VENECIA – ITALI – Të gjithë e kanë zili dhe si ajo nuk ka në botë. Kaq e bukur dhe tërheqëse është, sa mund t’i falet çdo defekt i vogël, duke nisur që nga mbipopullimi i turistëve dhe deri te problemi i lëvizjes në ura dhe godina kur uji është në një lartësi të konsiderueshme. Pra, është e pamundur të mos dashurohesh me shikim të parë.

Amsterdam

AMSTERDAM – HOLANDA – Është qyteti që në pjesën më të madhe të rasteve krahasohet me Venecian. Mes kanaleve tërheqëse të ujit dhe ndërtesave, qyteti holandez ofron skenarë të impakteve të mëdha dhe një bukuri shumë të veçantë në muajt e dimrit, kur uji ngrin dhe mund të patinohet në qendër.

Strasburg

STRASBURG – FRANCË – Qendra historike e qytetit duket si një ishull në krahët e ndryshme të lumit. Mbi lumë shfaqen shtëpitë me dru, me ngjyra të ndryshme dhe piktoreske. Nuk mund të humbet një shëtitje në lagjen më antike, Petite France dhe ndoshta një ndalesë për të konsumuar diçka në një nga kafetë që ndodhen shumë pranë ujit.

Birmingem

BIRMINGEM – BRITANI – Ky qytet anglez, multietnik dhe kozmopolit, është një ndalesë e përsosur për një fundjavë të gjatë. I përshkruar nga kanale të shumta, gjatë të cilit ndodhen lokale dhe pub-e me emër, Birmingemi ka disa shtëpi-muze të rëndësishme dhe karakterizohet nga një prej koleksioneve më të mëdha të artit kontemporan.

Bryzh

BRYZH – Belgjikë – Një nga qytetet më interesante të Belgjikës, ka qenë në të shkuarën një kryqëzim tregtar i një rëndësie të madhe në Europë falë portit të tij. Sot, edhe pse nuk ka peshën e dikurshme ekonomike si në të shkuarën, i ofron vizitorëve një qendër historike me ndërtesa të një bukurie të madhe dhe pamje piktoreske.

Hamburg

HAMBURG – GJERMANI – Hamburgu, i ndodhur në grykëderdhjen e Elbës, përbën ende një shtet-qytet dhe krenohet zyrtarisht me titullin “Qyteti i Lirë”. Është qyteti i dytë i Gjermanisë për sa i takon numrit të popullsisë pas kryeqytetit Berlin, si dhe është qyteti jo-kryeqytet më i populluar i Bashkimit Europian. Porti i tij është më i madhi në Gjermani dhe i dyti në BE.

Shën Petërsburg

SHËN PETËRSBURG – RUSI – Është qyteti i dytë i Rusisë me rreth 5 milionë banorë dhe porti më i rëndësishëm i vendit. Qyteti është themeluar nga Cari Pjetri i Madh , në pikën ku lumi derdhet në gjirin e Finlandës: lundrimi mbi lumë, ofron një nga pikat më piktoreske në qytet.

Fort Lauderdale

FORT LAUDERDALE – SHBA – E quajtur ndryshe si “Venecia e Amerikës”, Fort Lauderdale është e ndërtuar mbi një rrjet kanalesh të gjatë prej më shumë se 270 km. Pak larg nga Majemi, është një qendër historike për pushimet e pranverës për studentët universitarë. Në të vërtetë, qyteti është binjakëzuar pikërisht me Venecian dhe me Riminin.

Tigre

TIGRE – ARGJENTINË – Është një qendër e rëndësishme turistike që ndodhet në pjesën veriore të Buenos Airesit, në Parana, në një labirint të vërtetë kanalesh ujore dhe ishujsh.

Alappuzha

ALAPPUZHA – INDI – Edhe ky qytet, ka një nofkë që e lidhe direkt me Venecian në Itali: është quajtur “Venecia e Lindjes”, ose “Kryeqyteti Venecian” i Keralas. Zona është shumë e vizituar nga turistët për plazhet e saj të mrekullueshme dhe për tempujt e shpërndarë kudo. /b.d

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

PD letër KQZ-së: Shtyrja e afateve për regjistirmin e partive e lidhur me shtyrjen e zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In