• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

9 Maji, dita e ndarjes së botës dhe fati i mbrapshtë i shqiptarëve

by A R
09/05/2017 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armand Plaka

Dita për të përkujtuar në heshtje viktimat e një lufte që mori jetët e miliona njerëzve e bëri të vuajnë miliona të tjerë. Dita për të përkujtuar sakrificat dhe stërmundimet e miliona të tjerëve që luftuan për t’i dhënë fund një tmerri pa fund.

Por 9 maji i vitit 1945, shënon edhe ditën që na përkujton edhe hapin e parë për vënien në jetë “de facto” të ndarjes së re të botës, e cila me shumë të padrejtë, do i dhuronte sidomos shqiptarëve, një fat të mbrapshtë dhe një natë të gjatë vuajtjesh e privacionesh, të cilën ata s’e merituan kurrë.

Interesant është fakti se sferat e influencës në Europën Lindore ishin vulosur mes Stalinit dhe Çurçillit “de facto” qysh në Konferencën e Moskës, në tetor 1944, në mënyrë informale, duke anashkaluar pikëpamjet e Francës e sidomos ato të SHBA. Në një copëz letër që Çurçilli ia dorëzoi Stalinit, ishin përcaktuar me përqindje të sakta ndarjet që ata mendonin.

Stalini ia ktheu mbrapsht homologut të tij atë me shenjat përkatëse miratuese për çdo propozim, duke bërë kësisoj që fati i shumë popujve tashmë të ishte i paracaktuar, pavarësisht asaj çka propagandonin aleatët në sipërfaqe, ku rëndom flitej për “vetvendosje e zgjedhje demokratike”.

Për Shqipërinë aty nuk flitej thuajse fare dhe ajo konsiderohej si pjesë e fatit të Jugosllavisë, e cila në atë letër ishte përcaktuar si e ndarë 50% me 50%, sipas interesave të “të mëdhenjve”.

Më poshtë do të gjeni një karikaturë të kohës, e cila revokon vendimet e Konferencës së Jaltës, pak muaj para se të mundej zyrtarisht nazizmi. Në diciturë shënohet:

Tre të mëdhenjtë, 1945. ‘Si po ndjeheni sot?’ – Karikaturë angleze e vitit 1945, nga Sir Bernard Partridge, e cila i shfaq tre liderët e kohës, Churchill, Roosevelt dhe Stalin, duke u kujdesur për një botë të sëmurë, e cila po “rilindte” sipas konceptit të të mëdhenjve, publikuar menjëherë pas Konferencës së Jaltës në shkurt 1945.

Gjithashtu në një tjetër karikaturë, nxjirret në pah oreksi i Stalinit për ta vënë në jetë sa më parë planin e Jaltës e gëlltitur kështu mbarë hapësirën e Europës Lindore, ku shihet qartë edhe Shqipëria. A.P.

Next Post
SHBA s’heq dorë të bindë Bashën të hyjë në zgjedhje, zyrtari i lartë amerikan zbarkon në Tiranë

SHBA s'heq dorë të bindë Bashën të hyjë në zgjedhje, zyrtari i lartë amerikan zbarkon në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com