Plot 9 kg heroinë janë sekuestruar nga policia e Durrësit në një operacion të koduar “Imbarkimi”. Operacioni është zhvilluar në Portin e Durrësit, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy persona.
Sipas policisë gjatë imbarkimit të tragetit ”Bari” të linjës Durrës – Bari, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia Kufitare dhe Specialistët e Antidrogës,u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Aleks Gjergji 39 vjeç, banues ne Lushnjë.
Ai do të udhëtonte për në Itali me një automjet tip Ford Focus me targa AA536LH. Pas kontrollit të imtësishëm të makinës iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 17 pako të mbështjella me qese celofoni e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë me peshë rreth 9 kg.
Në sajë të veprimeve të mëtejshme nga Specialistët për Narkotikët u bë e mundur dokumentimi i plotë i ngjarjes ku u arrestua edhe shtetasi: Luan Veçani 59 vjeç, banues në Lushnjë.
Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi i mësipërm,është gjithashtu i implikuar. Ai ishte pronari i automjetit,i cili ndodhej edhe në makinë gjatë kontrollit.