9 këshilla që i ndihmojnë femrat ta pëlqejnë seksin
Çdo grua duhet ta ketë të qartë se jeta e saj seksuale do të pësojë ngritje, po qe se do të përmirësojë mënyrën si mendon për seksin. Më poshtë janë disa veprime që ju shtyjnë ta pëlqeni seksin.
1- Mendoni pozitivisht
Neuroshkenca moderne mëson: Çdo mendim ka në trup një realitet biokimik. T’i ngresh mendimet dhe emocionet në një shkallë më të lartë, kjo do të thotë t’i shoqërosh ato me një miksturë neuropeptidesh dhe hormonesh tërësisht të ndryshme, nga ato kur mendimet janë të panikut, të frikës dhe të zemërimit. Porosia praktike që rrjedh nga ky konkluzion shkencor është i qartë: Kënaquni me mendime që prodhojnë biokiminë e shëndetit dhe të gëzimit.
2- Përpiquni të ndjeheni seksi
Çdo grua duhet të bëjë përpjekje për paraqitjen e saj. Kujdesi për paraqitjen duhet të jetë i përditshëm. Nuk ka nevojë të harxhojë orë të tëra para pasqyrës, as të prishë shumë para për të brendshme të shtrenjta e jo komforte. Ajo duhet të vishet e të mbahet në atë mënyrë, që të ndjehet plot besim dhe tërheqëse. Ajo duhet të bëjë kujdes që të veshë tesha që venë në dukje pjesët më të mira të trupit të saj.
3- Drejtoni marrëdhënien seksuale
Shpesh gratë ankohen se nuk kanë dëshirë për seks dhe si rrjedhojë nuk e gëzojnë seksin. Studimet më të fundit për këtë problem kanë treguar se dëshira për seks vjen edhe pasi ka filluar eksitimi seksual. Shprehja “oreksi vjen duke ngrënë “ ka vlerë edhe në jetën seksuale. Nga këto studime rrjedh konkluzioni: Gra mos prisni që dëshira të ngrejë krye, bëni që ajo të ndodhë.
4- Çdo gjë të re provojeni disa herë
Seks i mirë është çdo gjë me përjashtim të seksit rutinë. Rutina dhe monotonia e bëjnë seksin të bezdisshëm, ato janë armiqtë e kënaqësisë seksuale. Çdo gjë e re që futet në marrëdhënien seksuale, bën të rritet kënaqësia dhe dëshira për seks. Kush është krijues dhe pak aventurier, nxiton i paduruar t’i provojë këto në marrëdhëniet seksuale.
5- Lini imagjinatën të shpërthejë
Gratë që e duan seksin kanë edhe fantazi seksuale të shëndosha. Disa gra mundohen t’i shtypin ose t’i injorojnë fantazitë seksuale. Këtë e bëjnë se e konsiderojnë faj dhe bezdisje të kenë fantazi seksuale. Gratë, lidhur me fantazitë bëjnë këto dy pyetje: A është e vërtetë se kush fantazon nuk ka jetë seksuale të vërtetë? A është tradhti bashkëshortore kur fantazon seksualisht për dikë tjetër veç burrit? Të mos shqetësohen dhe të mos bëjnë të tilla pyetje, por t’i lënë fantazitë e tyre krijuese të rrjedhin lirisht. Fantazitë i ndihmojnë të eksplorojnë nëpër tabutë seksuale në mënyrën më të sigurt dhe më private. Askush nuk i di fantazitë e tyre. Ato janë rezervuari ku janë mbytur dëshirat e tyre sekrete, që ia kanë refuzuar vetes si gra të rritura dhe të përgjegjshme.
6- Masturboni
Gratë që e duan seksin më përpara dhe më shumë nga çdo gjë, duan veten e tyre. Kjo përkthehet: Ato masturbojnë. Duke masturbuar gratë kuptojnë se orgazma është edhe pak lëvizje larg. Kjo i mbush ato plot besim dhe i bën qenie seksuale. Askush të mos çuditet nga statistikat. Studimet tregojnë se më shumë se 2/3 e grave masturbojnë rregullisht. Deri sa ka kaq shumë gra në botë që masturbojnë, atëherë askush nuk duhet të hezitojë.
7-Performanca seksuale
Mendimet që një grua ka në kokë për seksin, kanë më shumë rëndësi nga kofshët e holla e të gjata, ose gjinjtë e kërcyer e të bëshëm që ajo dëshiron të ketë. Seksi është dhe duhet të jetë kënaqësi. Kur gruaja është e lodhur, e konsumuar dhe në kokë i sillen mendime e dyshime të tilla si: “Çfarë do mendojë ai për mua?”,“Jam e rëndomtë, jo tërheqëse dhe e pa përshtatshme për të “ si dhe shumë të tjera si këto, pa dyshim, që edhe kënaqësia që do të marrë nga seksi nuk do të jetë e plotë. Fatkeqësisht, shumica e grave kanë mendime jo pozitive për trupin e tyre dhe për performancën seksuale. Në këto kushte ato duhet të mësojnë të përqendrohen në kënaqësinë dhe në mesazhet e shëndetshme reciproke që i dërgojnë njeri-tjetrit, gjatë marrëdhënies seksuale. Ato, gjatë aktit seksual nuk duhet të shqetësohen dhe ta kenë mendjen se si do të performojnë, por ta jetojnë marrëdhënien seksuale.
8- Kujdesi për paraqitjen
Gratë që e pëlqejnë seksin e tregojnë konfidencën seksuale që ndjejnë çdo ditë dhe jo vetëm në raste speciale. Një grua që në jetën e përditshme e ndjen veten jo të modës dhe jo tërheqëse, ajo edhe në dhomën e gjumit nuk do të ndjehet seksi. Ajo që quhet “seks appeali” fillon me gjërat e vogla. Kush dëshiron të jetë një grua seksi, duhet të mendojë se vërtet është e tillë. Po qe se ajo e bën këtë për veten e saj edhe të tjerët do ta bëjnë dhe do të veprojnë në përputhje me të. Të gjitha gjërat që i ndihmojnë të duken më të mirë, gratë duhet t’i bëjë prioritete të tyre. Është zakon i mirë kur herë pas here gratë i hedhin të brendshmet e lira dhe i zëvendësojnë ato me të tjera, qofshin edhe të lira, por më të bukura e tërheqëse. Paraqitja dinjitoze, sjelljet plot mirësi dhe buzagaz, ecja plot konfidencë dhe mobilizim, janë elemente të domosdoshme që i bëjnë gratë të përjetojnë seksualitetin.
9- Kënaqësitë në çift
Shumë gra gjatë marrëdhënies seksuale përqendrohen më shumë në kënaqësinë e partnerit dhe e harrojnë kënaqësinë e tyre. Ato kërkojnë të gjejnë pikat favorite të tij. E puthin partnerin nga të gjitha anët, pa guxuar t’i thonë se “më vjen mirë kur ndjej trupin tënd afër trupit tim” ose “më vjen mirë kur më puth në qafë”, e të tjera si këto. Çdo grua duhet ta dijë se asnjë burrë kur është në shtrat me të nuk mendon se kofshët e saj janë të trasha. Këtë e mendon vetëm ajo, sepse gratë kanë tendencën t’i zmadhojnë të metat e tyre trupore dhe u mbetet mendja në gjëra të vogla, që askush nga burrat nuk i vë re kur është në shtrat.
Gjatë marrëdhënies seksuale gruaja duhet të jetë plot besim. Vetëm konfidenca është ajo që do ta bëjë seksin më të kënaqshëm për të dy, për gruan dhe për partnerin e saj. Fantazitë inspirojnë për jetë seksuale në lartësi të reja të paprovuara.









