• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

9 arsyet pse Berlini zgjedh të shmangë masat e rrepta ndaj Turqisë

by A R
24/07/2017 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria gjermane, pas një periudhe të gjatë hezitimesh, ka kërcënuar Turqinë, duke dhënë këshilla të rrepta për udhëtimet e turistëve gjermanë dhe rishikimin e fondit të garantimit të kredive të eksportit për bizneset turke.

Pasi Ankaraja denoncoi politikanët e saj duke i quajtur nazistë dhe i ndaloi ata të vizitonin njësitë ushtarake gjermane në Turqi dhe arrestoi gazetarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, Gjermania mund të kishte zgjedhur të reagonte me masa më të rrepta.

Berlini mund të kishte sfiduar marrëveshjen e bashkimit doganor të BE-së me Turqinë ose të kishte kërkuar sanksione të ashpra ndaj saj, ashtu siç veproi presidenti rus, Vladimir Putin lidhur me incidentin e avionit luftarak rus i cili u qëllua nga Turqia në 2015.

Masat e Rusisë ndaj presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan ishin aq të ashpra sa ai i kërkoi falje publike Putinit.

Pra, pse Berlini nuk reagoi me masa më të ashpra ndëshkuese ndaj Turqisë ?

Më poshtë vijojnë nëntë arsyet pse Gjermania ka hezituar :

1-PROPORCIONALITETI I SANKSIONEVE

Arrestimi i aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve është një arsye, aneksimi i territorit të një vendi tjetër, një arsye tjetër.

Në përgjigje të pushtimit rus të gadishullit të Krimesë të Ukrainës dhe ndihmës së dhënë nga ana e Rusisë ndaj separatistëve në Ukrainën Lindore, Gjermania u bashkua me sanksionet e BE-së kundër Moskës.

Këto sanksione përfshinin ndalimin e importit të mallrave me origjinë nga Krimeja, ndalimin e investimeve dhe ndalimin e ofrimit të shërbimeve turistike në Krime.

Këto masa ndëshkuese nuk janë planifikuar ende kundër Turqisë.

2-GJERMANO-TURQ

Tre milionë shtetas turq jetojnë në Gjermani, ku pjesa më e madhe e tyre janë mbështetës të Erdoganit.

Ky kontigjent është shumë i rëndësishëm për Gjermaninë pasi ka dhënë kontribut të veçantë për ndërtimin e vendit.

Turqit emigruan në Gjermani rreth viteve 1960 dhe në fillim të viteve 1970, përpara se ata të vendoseshin aty së bashku me familjet e tyre.

3-TURIZMI

Turqia është një destinacion i preferuar për turistët gjermanë.

Ministria e Jashtme,  në Gjermani ka paralajmëruar çdo shtetas gjerman që udhëton në Turqi të tregohet më i kujdesshëm pasi jeta e tyre mund të jetë në rrezik.

Një paralajmërim i tillë do të nxiste turistët gjermanë që të anullonin më lehtë rezervimet e udhëtimit.

4-MBËSHTETJE PËR TË ARRESTUARIT POLITIK

Një qëndrim më i ashpër nga ana e Berlinit kundër Ankarasë mund të vinte në rrezik vënien nën akuzë të shtetasve gjermanë.

Për momentin nëntë shtetas gjermanë janë të ndaluar në burgjet turke.

Ministria e Jashtme gjermane tha se “mbështetja e rregullt konsullore do të garantohet për të gjithë të paraburgosurit sipas ligjit ndërkombëtar”.

Personat me dyshtetësi turke dhe gjermane nuk kanë pretendime për mbështetjen konsullore sipas ligjit ndërkombëtar.

5-PARTNERI I ALEANCËS NË NATO

Turqia ka qenë anëtare e NATO-s që prej vitit 1952.

Ushtria turke është një nga ushtritë më të mëdha në botë me rreth 640 000 ushtarë dhe punonjës civilë,  dhe e domosdoshme në luftën kundër organizatës terroriste të Shtetit Islamik.

6-FORCAT E ARMATOSURA (BUNDESWEHR) TË GJERMANISË

Turqia është një bazë e rëndësishme për forcat gjermane.

Kohët e fundit, parlamenti gjerman ka rënë dakord për të lëvizur një bazë ajrore gjermane nga Incirlik-u në Jordani.

Ky vendim erdhi si një përgjigje ndaj refuzimit të përsëritur të Turqisë për të lejuar deputetët gjermanë të vizitonin bazën ushtarake.

Por forcat ushtarake gjermane mbeten të stacionuara në bazën e NATO-s në qytetin Konia në Turqi, edhe pse presidenti, Erdogan aktualisht ka ndaluar vizitat e deputetëve atje.

7-ANËTARE E BE-së

Turqia ka qenë kandidate për t’u bëre pjesë e BE-së që prej vitit 1999 dhe negociatat lidhur me këtë çështje kanë nisur zhvillimet që prej vitit 2005.

Në nëntor 2016, Parlamenti i BE-së kërkoi një ngrirje të negociatave dhe më pas Bashkimi Evropian deklaroi se koha e bisedimeve nuk do të zgjatej,  për momentin.

Nëse Turqia do të bëhej anëtare e Bashkimit Evropian,  ajo do të ishte vendi i dytë më i populluar në BE.

Qëllimi fillestar i anëtarësimit të ardhshëm në BE është vendosja e marrëdhënieve më të afërta të Turqisë me Perëndimin dhe Evropën.

Për momentin, kjo mbetet vetëm një shpresë.

8-MARRËVESHJA E REFUGJATËVE

Pakti i refugjatëve mes Turqisë dhe BE-së ka patur një ndikim politik.

Sipas vlerësimeve të saj, Turqia ka marrë 2,7 milionë refugjatë që prej fillimit të konfliktit në Siri.

Herë pas here, Ankaraja ka kërcënuar se do të anulojë paktin e refugjatëve me BE-në.

Nga ana e saj, kancelares gjermane, Angela Merkel nuk i intereson që Erdogan të hapë kufijtë për një tjetër migrim masiv të refugjatëve në Evropë,  në një kohë kur Gjermania ka nisur fushatën e saj zgjedhore.

9-NJË URË NDARËSE NË LINDJE:

Turqia konsiderohet një urë midis Evropës dhe Azisë.

Në njërën anë kufizohet nga Siria, Iraku në  jug dhe Irani në lindje, ndërsa nga ana tjetër kufizohet në veriperëndim nga shtetet anëtare të BE-së, Greqia dhe Bullgaria.

Berlini shqetësohet se një masë e ashpër kundër Turqisë mund ta çojë vendin drejt Lindjes,  dhe në “krahët e Rusisë”./b.d

Next Post
OSHEE importon 13 milionë euro energji, por nuk do të ketë rritje çmimi

Furnizimi me energji në gusht, OSHEE hap sot tenderin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lavrov: Rusia nuk është e pastër, nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi

Lavrov mohon çdo lidhje me Groenlandën: Rusia nuk ka të bëjë fare, nuk ka prova për pushtim

January 20, 2026
Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes ajrore përballë sulmeve të reja ruse

Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes ajrore përballë sulmeve të reja ruse

January 20, 2026
Arrestimi i gjyqtares Enkeleda Hoxha, Xhixho: Roli i SPAK për t’u vlerësuar

“Tregje me ushqime te pasigurta!” Xhixho: Siguria ushqimore pengon për në BE

January 20, 2026
“Zonja Kos, mos u bëj bozë”, Flamur Noka i bashkohet kritikave në kor të PD kundër Komisioneres së Zgjerimit të BE

Noka pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit: Nga 30 ditë, na përjashtuan deri në Mars!

January 20, 2026
Kryenegociatorja e re jep porositë e para për stafin: Besimi që na është dhënë është i veçantë

Shqipëria drejt BE/ Kryenogociatorja Dhuka: Ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimet!

January 20, 2026
Aksident tragjik në Thumanë, humb jetën këmbësori 36-vjeçar

Java e kontrolleve: 6 të arrestuar për alkool dhe dhjetëra makina merren me karrotrec në Tiranë

January 20, 2026
Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar një Evropë të re dhe të pavarur

Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar një Evropë të re dhe të pavarur

January 20, 2026
Gara për Prishtinën/ Zaloshnja: 52.2 përqind mendojnë se fiton Përparim Rama. PDK ndikon pjesëmarrjen!

“PS sot, më shumë mandate se në 11 maj”, Zaloshnja: PD në vendnumëro. Humbin pikë të rejat

January 20, 2026
Ministri i Drejtësisë urdhëron 22 inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim

Ministri i Drejtësisë urdhëron 22 inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim

January 20, 2026
‘Paraja rrëfen’, Sejko: Historia e sistemit monetar është bazë për stabilitetin e së ardhmes

‘Paraja rrëfen’, Sejko: Historia e sistemit monetar është bazë për stabilitetin e së ardhmes

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In