Ja si do të riatdhesohen shqiptarët nga Timori Lindor e deri në Eritre?!

Agron Tare

 

 

“Nga Timori Lindor, deri në Eritrea. Ku do ta mendonte se shqiptarët udhëtojnë kaq shumë dhe në vende të largëta.”. Kështu deklaroi zëvendësministri i Jashtëm Agron Tare në një lidhje direkte për BW.

Sipas tij, në pritje për riatdhesim, janë 15 mijë shqiptarë, kudo nëpër botë, që kanë bërë kërkesë për të aplikuar që të vijë në Shqipëri, në një kohë kur kufijtë janë të bllokuar për shkak të COVID-19. Mes të tjerash ai pohoi se sot do të niset një avion edhe në Gjermani për të sjellë shqiptarë të bllokuar atje.

Ndër të tjera zëvendësministri i bëri të qartë të gjithë shqiptarëve që ndodhen jashtë të bllokuar dhe se nuk mund të përfitojë nga riatdhesimi në këto momente, se edhe pse ka kaluar afati i qëndrimit atje, ata nuk do të penalizohen.
“Ne vlerësojmë kategorinë e studentëve. Në momentin e dytë kemi ata që janë gjendur për turizëm apo dhe arsye shëndetësore. Na këto po klasifikojmë dhe të marrim rastet më emergjente. Janë raste humanitare. Shqiptarët paskan një pasion të madh për udhëtimin, pasi janë në disa vende të botës. Nga Timori Lindor deri në Eritrea. Në Eritra kemi një grup ose 55-65 shqiptarë. Ata kanë shkuar aty për të punuar. Kërkojnë riatdhesimin, pro është e pamundur të bëjmë riatdhesimin e tyre. E para e punës është kosto financiare. Nëse personat që e kanë të pamundur që të kthehen, s’do penalizohen. Kush shkel vizën, nuk do të penalizohen.”, pohoi ai.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com