• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“85 mjekë të përzgjedhur nga kreditë për strehim” Koçiu: Në 2024 do të rrisim pagat për mjekët e familjes dhe infermierët

by A R
20/12/2023 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur zbatimi i programit me zero interes për mjekët policët dhe ushtarakët për akordimin e kredive të buta për strehim. Në fjalën e saj ministrja e Shëndetësisë njoftoi se nga aplikimet për kredi të buta në blerjen e banesave janë kualifikuar 85 mjekë nga 191 aplikime.

“Mbështetja jonë shtrihet që nga momenti kur mjekët ulen për herë të parë në universitetin e mjekësisë dhe deri sa mbyllin karrierën e tyre. Pjesë e kësaj mbështetjeje është edhe qasja për të blerë banesën e parë. Njoftimi për 100 kuota dhe procedura e aplikimit u bë online, ne ngritëm një komision që shqyrtoi të gjithë dokumentacionin dhe çdo aplikim dhe nga 191 aplikime për kategorinë mjek jam e lumtur të bëj me dije se u vlerësuan si fitues 85 mjekët e parë që do të vijojnë procedurat”.

Ajo njoftoi se gjatë vitit 2014 do të rriten pagat për mjekët e familjes dhe infermierët.

“2023 nisi me rritjen e madhe historike të pagave vijoi me autonominë spitalore, do ta përmbyllim me zotimin për të rritur pagat për mjekët e familjes dhe infermierët në 2024. Ambicia jonë është më e gjerë se pagat dhe kushtet e punës.

Edhe ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete njoftoi se “ky është një program, i aplikuar për herë të parë këtë vit, mundësuar përmes ndryshimeve të posaçme ligjore, administruar online në e-Albania, si një zgjerim i programeve të strehimit, duke mundësuar në bashkëpunim me bankat e nivelit të dytë kredi të lehtësuara, interesi i së cilave subvencionohet tërësisht nga buxheti i shtetit”.

/a.r

Next Post
BE, marrëveshje për Emigracionin dhe Azilin: Shtetet anëtare do të strehojnë refugjatët e vendeve të vijës së parë

BE, marrëveshje për Emigracionin dhe Azilin: Shtetet anëtare do të strehojnë refugjatët e vendeve të vijës së parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com