• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

85 mijë USD ‘tepër’/ Vettingu “i pret kokën” gjyqtarit që liroi nga burgu Lul Berishën

by Java News
22/11/2019 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Arben Vrioni, i cili ka kryesuar treshen e gjyqtarëve, të cilët liruan para afatit nga burgu ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkak të mosjustifikimit të një pjese të pasurisë me të ardhura të ligjshme.

Pavarësisht pretendimeve të tij se kaluar një infarkt dhe se mjekët i kishin rekomanduar të mos kishte shqetësime gjatë kësaj kohe, trupi gjykues i përbërë nga Firdes Shuli, Alma Faskaj, Pamela Qirko lexoi para dy ditësh konkluzionet e hetimit rreth ligjshmërisë së pasurisë së gjyqtarit duke hedhur poshtë pretendimet për gjendjen shëndetësore dhe sot e shkarkuan. Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtari Arben Vrioni rezulton në total për të gjitha vitet deklarimit të pasurisë me një mungesë burimesh financiare prej 9.3 milionë lekësh. Nga hetimi, ka rezultuar se gjyqtari nuk justifikonte me burime të ligjshme blerjen e një apartamenti në vitin 2000.

Po ashtu, KPK ngriti dyshime për blerjen e një tjetër apartamenti, dy vjet më vonë. Apartamenti tjetër është blerë nga nëna e gjyqtarit në vitin 2002, ku ka paguar si kapar 1.5 milionë lekë, në një kohë kur apartamenti kishte vlerën 4.5 milion lekë. Në fund, kontrata për blerjen e kësaj pasuria ishte mbyllur nga gjyqtari me vlerën 1.9 milionë lekë. Dyshime u ngritën edhe sa i takon transaksioneve për blerjen e një makine 12 mijë USD. Gjithashtu, gjyqtari i ka marrë borxh baxhanakut 25 mijë paund për të paguar shkollimin e të bijës në Britani, por vetëm disa ditë më vonë, nëna e gjyqtarit, i ka çuar baxhanakut të Vrionit 35 mijë dollarë.

Ndërkaq, e pazakontë ishte mbrojtja e gjyqtarit. Ai tha se e bija ishte nxënëse e shkëlqyer. Gjyqtari pohoi gjithashtu se kishte prejardhje nga një familje e njohur dhe me tradita. Sipas tij, pasardhësit kishin firmosur deklaratën e pavarësisë, ndërsa shtoi se gjyshi i tij ishte pushkatuar pa gjyq. Gjyqtari kundërshtoi edhe gjetjet e hetimit të KPK për pasurinë e tij. Ndërkohë që sot vettingu ka shkarkuar edhe Prokurorin e Lezhës, Simon Pashuku, ndërsa u konfirmua prokurori i Apelit të Vlorës, Kleanthi Zekën./shqiptarja

g.kosovari

Next Post
Takimi në Holandë dhe mijëra euro të gjetura/ Si u zbulua ‘infermierja’ që ndihmonte Behar Bajrin

Takimi në Holandë dhe mijëra euro të gjetura/ Si u zbulua ‘infermierja’ që ndihmonte Behar Bajrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Azili s’është më rrugë emigrimi. Aplikimet bien 28%, tani preferohen lejet e punës

Kriza e emigracionit, Gjermania: Jemi dakord për qendrat e deportimit jashtë BE

September 4, 2026
Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

September 4, 2026
VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

September 4, 2026
Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

September 4, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Tiranë, nuk ka të lënduar

Dy banesa të djegura në Himarë, rrezikohen edhe 40 të tjera

September 4, 2026
Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

September 4, 2026
“Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar”/ Meloni falënderon Ramën pas deklaratës për emigrantët

Meloni: Ne ekstremistë? Evropa po na kopjon modelin e kampeve me Shqipërinë

September 4, 2026
Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

September 4, 2026
Kali i Kaligulës

Kali i Kaligulës

September 4, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Berisha gjysh dhe Berisha politikan

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com