• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

82 vite nga “Lahuta e Malcis”, përkujtohet vepra e Fishtës

by Java News
08/04/2019 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është përkujtuar sot një ndër kryeveprat e letërsisë shqipe “Lahuta e Malcis”, në 82-vjetorin e botimit të plotë të saj (8 prill 1937).

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh se “poema madhore epike “Lahuta e Malcís” e poetit kombëtar At Gjergj Fishta, është jo vetëm kryevepra e tij, por ndër më të rëndësishmet e letërsisë shqipe, me jehonë ndërkombëtare”.

Margariti përshkruan kryepunën e Fishtës të viteve 1900, kur atdheu ishte nën Perandorinë Osmane dhe e mbaroi atë më 1937, kur Shqipëria ishte shtet i pavarur, dy vjet para se të niste Lufta e Dytë Botërore. Pesë këngët e para të saj u botuan si libër më vete në Zara të Kroacisë me shpenzimet e Faik Konicës, shembull i shkëlqyer i mbështetjes patriotiko-kulturore e intelektualëve të lartë shqiptarë.

Më vonë u botua dhe libri tjetër me këngë, derisa u bënë plot 30 këngë, ose krerë të një eposi madhështor. Aty janë bashkuar sipas kronologjisë ngjarje dhe bëma shqiptare nga gjysma e dytë e shekullit XIX deri në pavarësinë e Shqipërisë dhe Konferencën e Londrës më 1913. Fryma e fuqishme popullore ka diktuar dhe vargun popullor, gjithë rropama dhe ortekë metaforash duke dhënë kështu “Iliadën” e shqiptarëve sipas albanologëve, duke e quajtur Fishtën “Homerin e fundit të Ballkanit”. Kjo kryevepër, e futur tashmë në tekstet shkollore, edhe pse tejet e vështirë për t’u përkthyer, ka botime të pjesshme në italisht, në gjermanisht (nga albanologu Maximilian Lambertz) dhe së fundmi në anglisht.

Përkthyesi i saj, albanalogu i njohur Robert Elsie në parathënie thotë se me botimin anglisht të “Lahutës së Malcis” u përplotësua eposi europian. Edhe pse u flak shpeshherë, vepra e Fishtës doli përsëri në dritë për t’i folur Shqipërisë e botës.

/a.rada

Next Post
Sulmuesi merr nënshtetësi spanjolle, pranë transferimit te Reali

Sulmuesi merr nënshtetësi spanjolle, pranë transferimit te Reali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nesër nis aksioni në të gjithë vendin, sekuestro bulmetit pa faturë tatimore në treg

Bulmeti i huaj po mbush tregun! Fatura që Shqipëria paguan po qëndron në nivele historike

August 24, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 25 Gusht 2026

August 24, 2026
“Ruani qetësinë, vazhdoni përpara”, e tërë Europa kundër Rusisë: Po vijnë raketat për Kievin…

“Ruani qetësinë, vazhdoni përpara”, e tërë Europa kundër Rusisë: Po vijnë raketat për Kievin…

August 24, 2026
Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

Fundgushti “mbyll” pushimet / Fluks i lartë në Kakavijë, mbi 11 mijë shtetas kalojnë kufirin në 24 orë

August 24, 2026
Mbledhja e qeverisë në Pogradec, Lamallari: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit

Mbledhja e qeverisë në Pogradec, Lamallari: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit

August 24, 2026
Probleme me e-Albania, shtyhet afati për aplikimet e kredive të buta në Tiranë

Fjalëkryqi politik i Tiranës

August 24, 2026
Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

August 24, 2026
E shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë, detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi

E shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë, detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi

August 24, 2026
VIDEO / Rama pret banorët te vila, dalin të kënaqur nga takimi, u premtohet zgjidhje

VIDEO / Rama pret banorët te vila, dalin të kënaqur nga takimi, u premtohet zgjidhje

August 24, 2026
“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com