Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona në akuzën e mashtrimit. Pas kallëzimit të bërë nga manaxheri i një kazinoje në Tiranë, është vënë në pranga Redjon Hoxha, 26 vjeç dhe Andi Veshi, 23 vjeç.
E. Ç., 32 vjeç, manaxher i një kazinoje në rrugën “George Bush” në Tiranë, ka kallëzuar Redjon Hoxhën, punonjës në këtë pikë kazinoje. Ai ka marrë në arkën e kazinosë një shumë prej 650.000 lekë të reja, duke ia dhënë në mirëbesim Andi Veshit, lojtar në këtë kazino. Mbi dy të rinjtë rëndon akuza e mashtrimit.
/ Top Channel