• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“81 mijë persona kanë shfaqur shenja të Covid-19 që nga fillimi i epidemisë”/ Brataj: S’është si gripi, presim rritje të rasteve

by Java News
01/05/2020 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

81 mijë persona kanë shfaqur shenja të Covid-19 që nga fillimi i epidemisë e deri tani. Shqetësimet shëndetësore janë raportuar në numrin 127 të Urgjencës Kombëtare, ku piku i tyre u shënua në mesin e muajit mars.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tregon se është ulur ndjeshëm numri i thirrjeve dhe se 24 orët e fundit janë bërë vetëm 118 telefonata për Covid-19.

“Nga data 9 deri sot, janë 81,588 persona që kanë telefonuar ose për informacion, ose për këshillim mjekësor. Ulja dhe kalimi i frikës nga njerëzit, u pa se kjo sëmundje u trajtua me një mënyrë tragjike, por që rezultatet janë këto që ne kemi sot”, shprehet Brataj.

Por, koronavirusi nuk ka ikur. Madje, pas dy javësh nga lehtësimi i masave pritet një rritje e numrit të të infektuarve. Sipas parashikimeve të specialistëve, rritja e shifrave do të jetë e qëndrueshme dhe e përballueshme nga spitalet.

“Tani kemi një tablo të plotë dhe e dimë nëse kemi 1 mijë të infektuar, do të kemi 20-25% të shtruar në spital, deri në 20 për terapi intensive. Gjithsesi, këto shifra janë të përballueshme me burimet aktuale që kemi në dispozicion. Ne e dimë shumë mirë që do të ketë rritje sepse lirimi i masave do të thotë kontakte më shumë, jo të gjithë njerëzit do t’i respektojnë për një arsye apo një tjetër dhe do të shohim pas dy javësh sa të sëmurë kemi”.

773 janë raste të konfirmuara zyrtarisht me Covid-19, por referuar llogaritjeve të mjekëve, aktualisht mund të jenë mbi 35 mijë të infektuar, pjesa më e madhe pa shenja. Për drejtorin e Urgjencës Kombëtare, fazat e sëmundjes deri te shërimi nuk kanë qenë të lehta. Edhe pse i ngjashëm vetëm në fillimet e sëmundjes me virozën e stinës, Covid-19 nuk është si gripi.

“Nuk janë identike, nuk konsiderohet grip. Në betejë, kur nuk e sheh armikun, nuk e di nga të vjen dhe mund të të kapë, siç më kapi edhe mua. Për fatin e mirë, unë kisha një formë të mesme, të lehtë dhe tani jemi sërish në betejë”, shprehet Brataj.

Nuk dihet se dhe sa kohë do të bashkëjetojmë me virusin. Ndaj, mjekët këshillojnë të respektojmë sjelljet e reja, jo vetëm në rrugë, por edhe kur të fillojë transporti publik, shkollat apo shërbimet e tjera./ a2

g/kosovari

Next Post
Covid-19/ Epidemiologu: Presim që deri nga fundi i qershorit të mos kemi më qarkullim të virusit

Covid-19/ Epidemiologu: Presim që deri nga fundi i qershorit të mos kemi më qarkullim të virusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In