• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me 800 $ krijoi një biznes miliona dollarësh, historia frymëzuese e emigrantit shqiptar

by Java News
17/09/2017 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Armir Harris emigroi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës bashkë me familjen e tij kur ishte vetëm 16 vjeç. Ata u vendosën në Atlanta, Georgia si refugjatë politikë dhe kërkonin azil. Duke mos pasur mundësi të tjera punësimi, ai dhe prindërit e tij, iu futën biznesit të transportit. Xhaxhai i Armirit, i cili kishte emigruar disa vite më herët dhe ishte në krye të një kompanie modeste autobusësh, i ofroi punë atij dhe familjes. Gjatë adoleshencës, Armiri mësoi vetë bazat e dizajnit të faqeve të web-it dhe i ndërtoi kompanisë së xhaxhait të tij një website.

Gjatë Konvenëts Kombëtare Demokratike në North Carolina, xhaxhait të Armirit i kërkuan të siguronte 60 autobusë për të transportuar pjesëmarrësit nga Atlanta, drejt konventës. As ai dhe as një kompani tjetër transporti në zonë nuk mund të siguronte aq autobusë njëherësh. Në këtë moment, Armirit i lindi idea që të nënkontraktonte kompani të tjera transporti. Telefonoi çdo kompani në zonë, ra në marrëveshje për pagesën dhe gjeti autobusët e nevojshëm. Konventa s’donte t’ia dinte kush e bënte punën, për sa kohë bëhej. Në atë moment, kompania e xhaxhait të Armirit, bëri $800,000 xhiro në një operacion të vetëm. Harris kuptoi se në një biznes të tillë, sigurimi i autobusëve aty ku nevojiten, fitimet ishin të mëdha.

Familja e tij nuk mendonte në të njëjtën mënyrë dhe i thanë se nuk do ta mbështesnin nëse do të niste një biznes mbi këtë ide. Dhe pikërisht këtë bëri. Në 2013-n, me vetëm 800 dollar kursime në xhep, Armiri themeloi Shofur, që e shqiptuar lexohet shofer. Koncepti është i tillë: Nëse një kompani si puna e Facebook, Google, CBS apo Bank of America, ka nevojë për një numër të caktuar autobusësh transporti, Shofur i siguron në moment. Vitin e kaluar, Shofur pati të ardhura që arrinin tetë shifra. Dhe e gjithë kjo, falë punës së një njeriu të vetëm.

“E nisa këtë biznes me $800,” thotë Harris. “S’kam tërhequr kurrë para nga kapitali, s’kam marrë kurrë një kredi.” Tanimë, Shofur po ndryshon platformën. Çdokush mund të prenotojë një udhëtim me autobusat e linjës, duke u bërë kështu një konkurrent i drejtpërdrejtë me kompani të tjera transporti si Greyhound apo Megabus. Harris, i cili ndoqi UCLA për disa vite pa u diplomuar, është kryesisht autodidakt. “Nuk dija të programoja. Mësova teksa punoja,” tha ai.

Qëllimi i Shofur është ndërtimi i një platforme të thjeshtë në të cilën kompani autobusësh mund të listojnë mjetet e tyre për shërbime sipas kërkesës. Pak a shumë si Uber ose Lyft që kanë databaza të tëra me shoferë të gatshëm të shërbejnë në bazë të kërkesës së klientit. Shumica e autobusëve parkohen bosh 60 ose 70% të kohës dhe pronarët e tyre janë të motivuar të regjistrohen në Shofur për të pasur më shumë punë.

“E ndava këtë ide me shumë njerëz dhe shumica u përpoq të më bënin të hiqja dorë,” rrëfen ai. Sidoqoftë, 800 dollarët e fillimit nuk zgjatën shumë. Si fillim, iu desh disiplinë. “Personalisht nuk isha i pasur,” thotë Harris dhe më pas tregon se si iu desh të shpërngulej në North Carolina dhe fjeti në divanin e një shoku teksa mblidhte mjaftueshëm fonde për të paguar programuesit që e ndihmonin. Edhe pasi Shofur pa ditët e para të suksesit, Harris vazhdoi të punonte fort. U shpërngul në një apartament të vogël dhe nuk doli nga shtëpia një javë rresht.

Përdorimi i parë masiv i Shofur ishte i ngjashëm me atë të kompanisë së xhaxhait të tij për konventën. Nëse një kompani ka nevojë për shumë autobusë, Shofur mund të gjejë shumë autobusë. E mira e kësaj kompanie është se ndihmon më shumti bizneset e vogla. Me platformën e re, ku çdo klient individual mund të prenotojë një sedilje, në vend të marrjes së një shërbimi nga një korporatë e majme, paratë shkojnë për biznese familjare që zor se gjejnë punë. “Industria e transportit është shumë e vjetërsuar,” thotë Harris. “Më mahnit fakti që kompani të themeluara me miliona dollarë, dështojnë. Mendoj se gjithë ky financim është ai që i dështon bizneset.”(Bussines Insider)

a.ç

Next Post
FOTOT/ Më bëj një makiato me qen, të bësh art me shkumën e qumështit

FOTOT/ Më bëj një makiato me qen, të bësh art me shkumën e qumështit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In