Një e moshuar 80- vjeçare ështe gjetur pa ndjenja mbremjen e djeshme, ne banesen e saj ne nje pallat 2- katesh ne lagjen” 29- Nentori” ne Fier.
Te alarmuar fqinjet te cilet nuk po mundnin te kontaktonin me te prej dy ditesh , kane njoftuar policine. Ne vendngjarje kane mberritur menjehere uniformat blu, sherbimi zjarrfikes dhe nje ambulance.
Pasi kane hapur me force deren , zjarrfikesit kane gjetur pa ndjenja te moshuaren, ne gjendje te rende shendetesore nderkohe qe ambulanca e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal te Fierit, ku ndodhet nen kujdesin e mjekeve.
/a.r