• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

8 vjet burg për korrupsion, kush përflitet se mund të jetë ambasador i ri i Trumpit në Beograd?

by B K
08/02/2025 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas gazetës amerikane POLITICO, Donald Trump po shqyrton mundësinë e emërimit të ish-guvernatorit të Illinoisit, Rod Blagojevich, i cili ka vuajtur tetë vjet burg për akuza korrupsioni, si ambasador të SHBA-së në Serbi. POLITICO i referohet dy personave të afërt me debatet.

Më 2020 Trump reduktoi dënimin e Blagojevichit. Pastaj ai u shndërrua në përkrahës të fuqishëm të Trumpit dhe gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024, ishte bashkëkryetar i grupit “Serbët për Trumpin”. Babai i Blagojevich është nga Serbia, e ëma nga Bosnja.

“Dërgimi i Blagojevichit në Beograd do të nënkuptonte dërgimin e një ish-zyrtari të lartë të dënuar për korrupsion si përfaqësues në një vend që prej kohësh përballet me — korrupsion”, shkruan POLITICO.

Trump po shqyrton gjithashtu ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Arizonës, Mark Brnovich, prindërit e të cilit erdhën në Shtetet e Bashkuara nga ish-Jugosllavia, për postin e ambasadorit në Serbi.

Blagojevich në vitet 90-të ka qenë kongresmen i shtetit Illinios nga radhët e Partisë Demokratike. Ndërkohë ai është larguar nga kjo parti dhe i është bashkuar lëvizjes së Trumpit.

Blagojevich ishte në Serbi këtë javë, ku u takua me presidentin e vendit, Aleksandar Vuçiq, sipas një postimi nga ish-guvernatori në X. Ai lavdëroi menaxhimin e ekonomins së Serbisë nga ana e Vuçiqit dhe tha: “Të njëjtët njerëz që e urrejnë Trump-in, e urrejnë edhe atë”, shkruan POLITICO.

Opozita serbe e kritikoi vizitën dhe theksoi se Blagojevich po vrapon nga studioja në studio për të lavdëruar “politikën e Vuçiqit të bazuar në krim dhe korrupsion, kundër së cilës sot po proteston populli (serb) i prirë nga studentët”.

Ambasada e SHBA në Serbi momentalisht është pa ambasador pasi ambasadori Chris Hill, i nominur nga Joe Biden, u largua nga posti në janar.

 

Next Post
“LIVE”! Nis protesta e opozitës, Berisha dhe militantët marshojnë drejt Kryeministrisë

"LIVE"! Nis protesta e opozitës, Berisha dhe militantët marshojnë drejt Kryeministrisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

Balla ironizon përçarjen mes protestuesve (VIDEO)

September 9, 2026
VIDEO/ “Largohu!” Protestuesit rrethojnë dhe godasin makinën e qytetarit pranë Piramidës

VIDEO/ “Largohu!” Protestuesit rrethojnë dhe godasin makinën e qytetarit pranë Piramidës

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com