• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

8 vite në krye të Vatikanit/ Meta mesazh urimi Papa Françeskut: Faleminderit për ndihmën e kujdesin e veçantë ndaj popullit shqiptar!

by Java News
13/03/2021 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta i ka kushtuar një mesazh urimi Papa Françeskut, me rastin e 8-vjetorit të tij në krye të Vatikanit.

Përmes një postimi në facebook, Kreu i Shtetit i shpreh mirënjohjen Papa Françeskut për përmbushjen me sukses të misionit hyjnor.

Po ashtu, ai e falënderoi Papën për mbështetjen, ndihmën dhe kujdesin e veçantë që i kushton popullit shqiptar dhe Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Shenjtëria Juaj, Papa Françesku,

Me rastin e 8-vjetorit Tuaj Papnor, kam kënaqësinë e veçantë, që në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’Ju përcjell urimet më të mira e të përzemërta, si dhe t’Ju uroj sukses të plotë në përmbushjen me sukses të misionit Tuaj hyjnor.

Në këto kohë plot sfida që po kalon njerëzimi, mesazhet e dhëna nga Shenjtëria Juaj, janë inkurajuese për mbarë botën dhe njerëzimin, janë mesazhe shprese për të ardhmen e begatë dhe në paqe për të gjithë dhe tepër frymezuese për ta kaluar sa më lehtë edhe pandeminë, këtë të keqe më të cilën po luftojmë të gjithë.

Duke Ju falënderuar me mirënjohje për ndihmën, vëmendjen dhe kujdesin e veçantë që Ju At i Shenjtë dhe Selia e Shenjtë i kushton popullit shqiptar dhe Shqipërisë, në dobi të ringritjes shpirtërore, forcimit të harmonisë ndërfetare dhe të përpjekjeve për t’u integruar në Bashkimin Europian, si dhe me vullnetin e palëkundur për t’i forcuar e pasuruar më tej lidhjet institucionale e shpirtërore, ju lutem pranoni, Shenjtëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Zoti ju dhëntë shëndet të mirë dhe jetë të gjatë për të mirën e njerëzimit!

Next Post
Rama “thumbon” Tiranën pas derbit të kryeqytetit: I njëjti film

Rama “thumbon” Tiranën pas derbit të kryeqytetit: I njëjti film

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In