Beteja me Hamasin në Rripin e Gazës nuk është e vetmja ku Izraeli është angazhuar, pasi herë pas here ka shkëmbime raketash me Hezbollaun në Veri dhe Sirinë në Lindje.
Së fundmi, nga një sulm ajror izraelit kanë mbetur të vrarë tetë ushtarakë sirianë që ndodheshin në pozicionet e tyre në jugperëndim të vendit.
Media siriane citon një burim ushtarak që thotë se “agresioni ajror” izraelit synoi disa pozicione pranë qytetit të Deraa, duke shkaktuar gjithashtu dëme materiale.
Gjatë natës, ushtria izraelite tha se avionët e saj luftarakë goditën infrastrukturën e ushtrisë siriane dhe pozicionet e mortajave.