• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

8 ton kanabis maqedonas për në Itali, ja provat që ‘fundosën’ 4 policët e Qafë-Thanës

by Java News
28/03/2017 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikohet nje kopje e vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj 4 punonjësve të policisë së Qafë Thanës, që akuzohen për trafik droge.

Sipas vendimit, mes provave të siguruara nga prokuroria janë edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë, që kanë fiksuar një punonjës policie në kabinën e shoferit maqedonas, duke marre diçka. Kjo ka bërë që te forcohen dyshimet për implikimin e policisë, raporton abcnews. Prokuroria për krime të rënda zbardh detaje të trafikut të 8 tonëve hashash nga Maqedonia në Shqipëri dhe më pas drejt Italisë, për të cilën janë arrestuar 4 efektivë të policisë.
ABC News ka siguruar kopjen e vendimit të masës së sigurisë së 4 punonjësve të policisë së pikës së kalimit kufitar në Qafë Thanë, ku evidentohen provat ndaj të dyshuarve, të akuzuar për trafik droge. Në mesin e provave, që kanë bindur gjykatën në caktimin e masës së sigurisë Arrest me burg për të dyshuarit, janë evidentuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë së pikës së kalimit kufitarë në Qafë Thanë. Sipas përshkrimit të pamjeve të datës 4 shkurt, që janë pasqyruar në vendim, thuhet se në orën 17:14 minuta kamioni me drejtuesin Zoran Stajonoski i ngarkuar me 8 ton hashash afrohet pranë peshores që ndodhet afër kabinave të kontrollit të punonjësve të policisë.
Aty zbret shoferi dhe kthehet pas 7 minutave. Por një minutë pas kthimit të shoferit Stajonoski në kabinën e kamionit, aty afrohet një punonjës policie i veshur me jelek fosforishent, i cili hap derën e pasagjerit të kamionit, duke u futur në kabinën e mjetit. Nga pamjet e përshkruara nga oficeri policisë gjyqësore, thuhet se punonjësi I policisë merr ose lë diçka brenda kabinës, pa qenë në gjendje të dallohet se çfarë dhe largohet. Vetëm pas largimit të policit shoferi Stajanoski afrohet pranë pikës së kontrollit për t’Iu nënshtruar procedurave të hyrjes.
 Ky moment, thuhet nga prokuroria është edhe njëri nga dyshimet kryesore se efektivët e policisë kanë bashkëpunuar në lehtësimin e kalimit të kamionit me 8 ton hashash në pikën kufitare të Qafë Thanës. Aty veç procedurave të zakonshme, kamionit i është vendosur plumbçja dhe vulosur rimorkio, e më pas është lejuar të kaloi drejt Durrësit, transit nëpër Shqipëri. Në vendim, thuhet se punonjësit e policisë nga nxitimi nuk e kanë regjistruar në sistemin TIMS hyrjen e kamionit brenda territorit shqiptar ndërsa e gjithë procedura tjetër dyshohet se është bërë fiktivisht për të lehtësuar kalimin e drogës. Ky kamion, më pas ka kaluar në portin e Durrësit pa u kontrolluar drejt Italisë, ku është bllokuar nga policia në një parking publik në Ankona.
 a.ç
Next Post
Revolta në burgun e Spaçit/ Dokumenti i udhëheqhjes komuniste me 5 motivet e ngjarjes

Ish- i burgosuri i Spaçit: Akuzat ndaj Zhitit shpifje nga Nishani 'pa nishan' që dikur dilte me foton e Enverit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In