Dy aksione të Policisë së Shtetit janë finalizuar të mërkurën, ku janë arrestuar 8 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe tre të tjerë.
Blutë sqarojnë se gjatë operacionit të koduar “Arrameras 2”, janë arrestuar në flagrancë E. S., 32 vjeç, dhe Y. S., 27 vjeç, të dy banues në Fushë-Krujë, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi A. S., 50 vjeç , banues në Arrameras, Fushë-Krujë.
Gjatë këtij operacioni, policia ka sekuestruar 200 bimë kanabis sativa në banesat e E. S., Y.S. dhe A.S., ndërsa në banesën e A. S. Është sekuestruar një krehër automatiku model 56 dhe 50 fishekë.
Në një tjetër operacion të Policisë së Krujës, janë vënë në pranga A. C., 26 vjeç, R. C., 34 vjeç, Gj. C., 46 vjeç, G. S., 32 vjeç, Gj. S., 32 vjeç, L. S., 50 vjeç, të gjithë banues në Gramëz, Fushë-Krujë.
Po ashtu, në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim Sh. S., 40 vjeç dhe K. S., 46 vjeç, banues në Gramëz , Fushë-Krujë.
Gjatë kontrollit të banesave të tyre, policia bën me dije se ka sekuestruar 150 bimë kanabis sativa, 9 kg boçe kanabis sativa, si dhe 1 fishek model 56, kalibër 7.62 mm.
Policia njofton se lidhur me këtë rast është proceduar në gjendje të lire, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” shtetasi Gj. L., 53 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë, kryeplaku i fshatit Gramëz. /l.m