• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

8 pengesa për kandidaturën e re për ministër të Jashtëm

by Lutfi Dervishi
14/01/2019 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

1. Kandidatura për ministër të Jashtëm, ndryshe nga ministri jashtëm në detyrë nuk ka shprehur një qëndrim të qartë dhe të prerë për çështjen e shumëdebatuar të “korrigjimit të kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë.

2. Bashkimi postit të kryeministrit me ministrin e jashtëm është vijimi i një precedenti të rrezikshëm të krijuar nga Enver Hoxha që për gati 10 vjet mbati të dy postet.

3. Në kushtet kur është ende në diskutim marrëveshja e detit me Greqinë, bashkimi I dy posteve do të keqkuptohet nga komuniteti çam në Shqipëri – si kopje e modelit të kryeministrit grek Cipras.

4. Protestat e shumta në vend kërkojnë angazhimin me kohë të plotë të kryeministrit në Shqipëri, ndërsa si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme- kandidatura duhet që shumicën e kohës ta kalojë jashtë Shqipërisë, sidomos për të bindur vendet skeptike që e meritojmë hapjen e negociatave me BE-në. Presidenti nuk krijon bindje se kandidatura mund të ketë kohë të mjaftueshme për të përmbushur dy detyrat.

5. Nga informacionet e marra nga Bashkia e Tiranës- gjatë 6 muajve të ardhshme do të ketë shumë trafik në intinerarin nga godina e Ministrisë së Jashtme tek godina e Kryeministrisë, kështu që kandidatura do ta ketë të pamundur zhvillimin normal të kohës së punës.

6. Protesta studentore që po vijon në pothuaj të gjitha universitetet do të marrë një goditje të rëndë. Do të rikthehet dilema e dhjetorit ku studentët u përçanë për faktin se duhet protestuar para ministrisë së Arsimit apo kryeministrisë. Me adresën e re, synohet që studentët nga dilema të kalojnë në trilemë.

7. Në mungesë të hapësirës në kartvizitë për të shënuar… kryeministër dhe ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, ky do të ishte rasti i parë që titulli të bëhej me vijim në faqen tjetër të kartvizitës.

8.Kandidatura e paraqitur në të gjitha daljet publike- vetëm si diplomat nuk është shfaqur!

Next Post
FOTOT/ Si e sheh rrjeti Ramën ministër të Jashtëm?

FOTOT/ Si e sheh rrjeti Ramën ministër të Jashtëm?

Comments 1

  1. Lili says:
    7 years ago

    Ke bere te dyten Flete rrufe kunder Gent Cakajt,si ne kohen e Enverit.Te vjen inat ty se je hipokrit e sharlatan,qe s,tu ofrua asnje post drejtori,zv,ministri,ministri apo deputeti.Ti ke pamje dhe mend e nje imbecili.

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com