• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

8 parashikimet e Hillary Clinton për presidencën Trump, që dolën të vërteta

by Ardit Rada
10/01/2021 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 20 janar, Donald Trump do të largohet nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë. Pas kaosit të shkaktuar nga përkrahësit  e tij në Kapitol, popullariteti i Donald Trump ka rënë sidomos gjatë  ngjarjeve të dy javëve të  fundit.

Sipas një artikulli të Independent, Hillary Clinton,  gjatë fushatës zgjedhore 2016 nuk kishte frikë të tregonte se sa e tmerrshme do të ishte presidenca e tij, dhe pikërisht  Independent ka krahasuar  atë që Hillary Clinton ka thënë 4 vite më parë me atë që ka ndodhur sot:

Clinton pretendoi se Trump do të refuzonte të deklaronte taskat, duke thënë “ai nuk do të paguajë asnjë taksë federale”.

Trump kishte deklaruar në atë kohë se ky ishte një veprim inteligjent nga ana e tij. Në shtator të vitit 2020, New York Times raportoi në një artikull të gjatë që  se Trump ka paguar vetëm 750 dollarë taksa në vitet 2016 dhe 2017.

Në fakt, i njëjti artikull deklaroi se për 11 nga 18 vitet e mëparshme ai nuk kishte paguar taksa.

2) Reputacioni i SHBA-së do të bie

Sipas një raporti, SHBA-të kanë përjetuar “rënien më të madhe të besimit global” që nga viti 2016.

Në fakt, pesë muaj pasi Trump mori detyrën, një sondazh i Pew Research Center tregoi një rënie ndjeshme të Trump, krahasuar me paraardhësin e tij, Barack Obama.

Më konkretisht, një sondazh i 40,447 njerëzve në 37 vende zbuloi se vetëm 22% besonin Trump ndërsa 64% besonin Obamën. Për më tepër, 75% e përshkruan atë si “arrogant”, 65% si “jo-tolerant” dhe 62% si “të rrezikshëm”.

Hetimi përfundoi në kohën kur Trump mori detyrën. Duhet të theksohet se në një sondazh të ngjashëm, vlerësimi për miratimin e Trump si President i SHBA-së në 2017 u rrit nga 22% në 29% në 2020.

3) Probabiliteti i një konflikti ushtarak

Në vitin 2016, Hillary Clinton tha: “Nuk është e vështirë të imagjinohet që Donald Trump po çon vendin drejt një luftë. Donald Trump nuk di asgjë në lidhje me Iranin dhe programin e tij bërthamor.

Në nëntor 2020, Donald Trump urdhëroi një sulm ajror kundër iranianit Qassem Suleimani. Menjëherë pas atentatit, Khamenei premtoi “hakmarrje mizore” për vrasjen e Suleimanit. Përgjigja e Trump përmes Twitter ishte: “Irani kurrë nuk ka fituar një luftë”.

4) Meksika nuk do të paguajë për murin që Trump po planifikon

Hillary Clinton në vitin 2016 kishte theksuar se “Meksika nuk do të paguajë për murin ndarës mes dy vendeve ”.

Nëse ky mur do të ndërtohet  ndonjëherë, mund të jeni të sigurt se taksapaguesit amerikanë do të jenë ata që do të paguajnë edhe jo Meksika. Deri më tani, të dy ish-presidentët dhe presidenti aktual i Meksikës kanë refuzuar kategorish të financojnë për murin ndarës.

Vlerësohet se qeveria amerikane ka shpenzuar më shumë se 11 miliard dollarë për koston e ndërtimit të murit.

5) Tensionet racore do të rriten

Në vitin 2016, Hillary Clinton foli për tensionet racore nëse Trump do të bëhej president. Në vitin 2017, një gazetar e pyeti Trump. “Sa  të shqetësuar jeni për marrëdhëniet racore në Amerikë?” “A mendoni se gjërat janë përkeqësuar që kur keni marrë detyrën?”

“Unë mendoj se marrëdhëniet midis racave janë përmirësuar ose janë të njëjta ,” u përgjigj presidenti i SHBA-së në largim.

Sipas të dhënave nga Qendra Kërkimore Pew, gjatë dy viteve të presidencës së Donald Trump, 56% e amerikanëve thanë se marrëdhëniet racore ishin përkeqësuar. Ky numër është edhe më i lartë midis njerëzve me ngjyrë (73%), hispanikëve (69%) dhe aziatikëve (65%).

Tensionet midis racave arritën kulmin në maj të vitit 2020 pas vrasjes brutale të George Floyd. Vrasja e tij ka rezultuar në protesta të shumta ndërkombëtarisht.

6) Komunitetit LGBTQ + nuk do të gëzojë të drejta sipas Trump

Hillary Clinton, gjatë një takimi për mbledhjen e fondeve për një komunitet LGBTQ +, paralajmëroi që anëtarët e komunitetit duhet të jenë vigjilentë rreth asaj çfarë është arrirë për ata. “Ne kurrë nuk mund të jemi në gjendje të mbështetemi në këtë administratë  rreth çështjeve të LGBT,” shtoi ajo.

Në fillim të këtij viti, Presidenti i Fushatës për të Drejtat e Njeriut, Alfonso David, iu përgjigj pretendimeve të Trump se ai kishte ndërmarrë “hapa të mëdhenj” për komunitetin LGBTQ +.

Që kur Trump mori detyrën, ai ka kundërshtuar ligjin e barazisë dhe ka lëshuar një urdhër ekzekutiv për komunitetin e LGBTQ + që kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara.

Ai madje bëri shaka se Pence donte të “varte” të gjithë anëtarët e  LGBTQ +.

7) Ulja e taksave të miliarderëve

“Plani i Trump ishte të shkurtonte taksat e miliarderëve.” Trump gjithmonë kujdeset për veten dhe njerëzit si ai, “tha Hillary Clinton në 2016.

Sipas BBC, Donald Trump u mundësoi miliarderëve uljen më të madhe të taksave.

Ekonomistët si Berkeley, Emanuel Sazes dhe Gabriel Zuckman thanë se uljet e taksave prej 1.5 miliard dollarë të Donald Trump ndihmuan miliarderët të paguanin më pak se klasa punëtore për herë të parë në histori.

Me pak fjalë, 400 familjet më të pasura në SHBA paguan një normë mesatare të taksës reale prej 23% në 2018, ndërsa më pak se gjysma e familjeve amerikane paguanin 24.2%.

Ulja e taksave  vlen vetëm për taksat e korporatave – jo taksat individuale.

8) Nëse ai humbet, ai do të pretendojë se zgjedhjet ishin të manipuluara

Gjatë debatit të fundit presidencial në 2016, Hillary Clinton theksoi se Donald Trump ka një zakon që  kur rezultati nuk është në favor të tij, thekson se ka pasur manipulime dhe mashtrime.

Në atë kohë, Trump kishte filluar të pretendonte se nëse Hillary Clinton do të fitonte, ai do të refuzonte një tranzicion paqësor, duke pretenduar se zgjedhjet ishin të manipuluara. Përktheu Sonila Backa/abcnews

Next Post
Shqipëria në 24 orët e fundit: Tetë viktima dhe 562 raste të reja me Covid, 321 të shëruar

Shqipëria në 24 orët e fundit: Tetë viktima dhe 562 raste të reja me Covid, 321 të shëruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

May 12, 2026
Ish-zyrtari i NATO-s: As SHBA, as Irani nuk duan ta vazhdojnë luftën. Një raund negociatash nuk mjafton

“Nuk më intereson rritja e çmimeve”, Trump: SHBA do ta “përfundojnë punën” kundër Iranit!

May 12, 2026
Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

May 12, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Ish-ambasadori Bimo: Shqipëria të vendosë çështjen shqiptare mbi integrimin europian

May 12, 2026
“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

May 12, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

Pse opozita anti-Berisha nuk organizohet në parti?

May 12, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

Salianji i kujton Berishës premtimin e 2021: Statuti ndalon kandidimin e tij dhe jo timin…

May 12, 2026
Humbja e thellë e opozitës, Minxhozi: Berisha e Meta duhet të ishin larguar nga postet e tyre

Nuk e kanë me Robertin, nuk e kanë as me Ndrenikën

May 12, 2026
“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

May 12, 2026
“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In