• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

8 pakica kombëtare në vend, Bushati prezanton projektligjin

by Java News
26/09/2017 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati prezantoi këtë të martë në Komisionin e Ligjeve projekt-ligjin për “mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”.

Sipas këtij projekt-ligji, zyrtarisht pakicat kombëtare në Shqipëri janë pakicat greke, maqedonase, vllahe/arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake e serbe.

“Listimi i pakicave nuk diskutohet që ka pasur parasysh ndërthurjen e  elementit subjektiv, pra vetëdeklarimin dhe elementin objektiv, që janë karakteristikat evidentuese të pakicave dhe vlerësimi i institucioneve që posedojnë të dhënat dokumentare mbi individët sipas pakicave dhe këtu roli i Ministrisë së Brendshme është thelbësor”, deklaroi ministri Bushati.

Ky projekt-ligj vjen pas kërkesave të hershme të Këshillit të Europës që në vitin 2007 dhe si i tillë është në përputhje totale me parimet e europiane, ku vetë këto institucione kanë qenë pjesë e hartimit të tij. Por konsultime të vazhdueshme janë bërë dhe me organizatat që mbrojnë të drejtat e minoritetit.

“Natyrisht, jo të gjitha çfarë kanë sugjeruar shoqatat janë marrë parasysh në këtë ligj. Unë mund t’ju vë në dispozicion kërkesat e tyre dhe argumentin tonë. Në një pjesë të mirë të rasteve, shoqata të ndryshme janë në kundërshti me njëra-tjetrën. Dikush kërkon të ketë një pozicion më të privilegjuar dhe të njohur si të tillë, ndërkohë që kjo bie në kundërshtim jo vetëm me angazhimet ndërkombëtare që ka Shqipëria, por në radhë të parë me kuadrin kushtetues tonin”, u shpreh ministri i Jashtëm.

Ky projekt-ligj, i cili u votua në mënyrë unanime në këtë komision parashikon rritjen e të drejtave të pakicave në Shqipëri, përfshi deri aty sa në bashkitë ku 20 përqind e popullsisë u parkët pakicave të krijohen kushte për aq sa është e mundur, për përdorimin e gjuhës së pakicës në marrëdhëniet ndërmjet personave që u përkasin pakicave dhe këtyre organeve, përfshi dhe tabelat në dy gjuhë./tch/b.d

Next Post
Kriza në Kosovë, Haradinaj: Qeveria e re do të formohet javën e ardhshme

Vizita e parë jashtë vendit, Haradinaj nesër në Tiranë, ja kë do takojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In