• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

8 muaj përgatitje për ‘goditjen e madhe’, si i studionte eskortat e parave Avdulaj

by A R
17/02/2017 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“U nis vajza”. Neim Avdulaj, ish-komandoja i arrestuar si një nga autorët e grabitjes së 3.2 milionë dollarëve në rrugën e Rinasit, ka dërguar këtë tekst përmes aplikacionit “Whatsapp” te një prej të dyshuarve të tjerë, të pozicionuar ndërkohë pranë vendit ku u bë grabitja, raporton “Panorama”.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, ky ka qenë mesazhi i koduar, përmes të cilit të dyshuarit si bashkëpunëtorë të tij kanë mësuar se eskorta që do të transportonte paratë drejt Rinasit kishte dalë nga një filial i BKT-së pranë Rrugës së Elbasanit.

Referuar hetimit, në momentin e dërgimit Avdulaj ka qenë i ulur në një kafene përballë bankës së nivelit të dytë, nga ku kishte pamje të plotë mbi lëvizjet në institucionin financiar.

Detajet janë lexuar nga përfaqësuesit e Prokurorisë gjatë seancave gjyqësore për dy të arrestuarit e tjerë të grabitjes së Rinasit, Neim Avdulaj dhe Ernest Kupa. Sipas Prokurorisë, përveç informatorit, i dyshuari Avdulaj ka studiuar për muaj të tërë vendin ku do të bëhej grabitja.

Për gati 8 muaj ai dyshohet se ka “inspektuar” aksin kthesa e Kasharit-Rinas për të gjetur vendin më të përshtatshëm për t’i bërë pritë eskortës së blindave të bankës. Po ashtu, për shkak të shpeshtësisë së kalimit të eskortave që transportojnë vlera monetare në këtë rrugë, ai ka vërejtur mënyrën e lëvizjes së tyre, numrin e automjeteve nga të cilat shoqëroheshin, si dhe shpejtësinë e lëvizjes në segmente të caktuara të rrugës.

SEANCAT

Gjykata e Tiranës shqyrtoi dje kërkesat e Prokurorisë për caktim mase sigurie edhe për dy të prangosurit e tjerë të dyshuar si pjesëmarrës në grabitjen e 9 shkurtit në rrugën e Rinasit, Neim Avdylaj dhe Ernest Kupa. Ata mbërritën në gjykatë në dy automjete të ndryshme, në një diferencë kohore prej 10 minutash nga njëri-tjetri.

Nuk u bë e ditur nëse ky veprim u ndërmor për efekt sigurie, apo në sajë të një urdhri që dy të arrestuarit të mos kontaktonin me njëri-tjetrin. Seanca e parë në radhë ishte ajo në ngarkim të ish-komandos Neim Avdulaj.

Burime brenda seancës me dyer të mbyllura bënë me dije se Avdulaj ka nisur të rrëfejë mbi rolin e tij si vëzhgues i grupit të grabitësve. Por në vijim, deklarimi i tij është ndërprerë nga mbrojtësi ligjor. Duke pretenduar se nuk është njohur me dosjen e Prokurorisë, mbrojtësi ka rezervuar të drejtën e klientit të tij për të dhënë shpjegime në një fazë të mëvonshme.

Në seancën tjetër, i dyshuari Ernest Kupa është shprehur i qartë në qëndrimin e tij. Sipas burimeve, Kupa nuk ka pranuar të jetë i përfshirë në ngjarje.

“Nuk kam asnjë lidhje me grabitjen, apo me ato që thonë prokurorët”, mësohet të jetë shprehur ai në sallën e gjyqit. I njëjti qëndrim është mbajtur edhe nga avokati i tij mbrojtës, i cili i ka kërkuar gjykatës një masë më të butë sigurie se ajo e “arrestit në burg”. Pasi u njoh me kërkesat e palëve dhe u tërhoq në dhomën e këshillimit, gjyqtarja Fida Osmani vendosi vlerësimin e ligjshëm të ndalimit nga policia të Avdylajt dhe Kupës dhe caktimin ndaj tyre të masës së sigurisë “arrest në burg”.

***

Grabitja në Rinas/ Zbardhet dëshmia e Avdulajt: Si i studioja blindet

Njëri prej grabitësve, ish-komandoja Neim Avdulaj që u kap pasi doli nga një kazino në qytetin e Vlorës ka rrëfyer përpara hetuesve se si u organizua plani për grabitjen e parave të bankave në dy rastet.

Avdulaj kishte dalë garant se do të gjente persona të tjerë të aftë për këtë punë.

Sipas tij, kur grabitja është realizuar, çantat janë shpërndarë nga Adi, siç thërritet shkurt Admir Murataj tropojani I konsideruar si “koka” e grupit. Avdulaj ka folur edhe për ngjarjen e dytë të 9 shkurtit ku u grabitën 3.2 milionë dollarë.

“U njoha me Admir Çerpjen nga një kushëriri i tij që ishte me mua në misionet paqeruajtëse në Afganistan. Pasi u bë plani, tetë muaj kam pirë kafe pranë një qendre tregtare pranë Piramidës, nga ku kam survejuar lëvizjet e blindave të bankës. Biseda ishte kjo, do të informoja Çerpjan për çdo lëvizje deri ditën që u krye goditja”, ka dëshmuar ai.

Avdulaj shpjegoi ndër të tjera se ka sinjalizuar daljen e eskortës ku gjendej valuta përmes një numri të blerë në tregun e zi me mesazhin “Doli vajza”.

Neim Avdulaj
Neim Avdulaj

Grabitësit e bankave/ Burg ish-komandos dhe “babagjyshit” (pamjet)

Ditjon Memlika dhe Fation Xhyliu u lanë në burg.

neimi ne gjykate

Ish-komandoja Neim Avdulaj në momentin e arrestimit ka qenë duke luajtur në një prej kazinove të qytetit të Vlorës, në bulevardin përgjatë Skelës.

Sipas të dhënave, Avdulaj është me orgjinë nga fshati Karbunarë i Vlorës. Ai është i datëlinjes 23 qershor 1988, ka lindur në Vlorë, por jeton në Tiranë.

Arrestimi i tij erdhi pasi Policia zbuloi se bënte pjesë në grupin e strukturuar kriminal, që kryente grabitjen e parave të bankave të nivelit të dytë.

Kater Grabitesit12

Sakaq, i arrestuari tjetër Ernest Kupa, i cili është djali i xhaxhait të Ilir Kupës, po hetohet nëse ka qenë apo jo pjesë e “bandës së babagjyshëve”.

neimiiii

Ky grup kriminal u hetua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për dhjetëra grabitje në Tiranë e rrethe, por mendohet se Ernest Kupa i ka shpëtuar identifikimit në hetimin e parë, edhe pse ka qenë pjesëmarrës në krimet e realizuara nga grupi i “babagjyshëve”./a.m.

Next Post
Champions League: Sot luhen ndeshjet në fazën e grupeve

Pas zhgënjimit nga Barcelona, ja favoritët për triumfin në Champions

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri grek i Mbrojtjes vizitë në Tiranë, Dendias dhe kryeministri Rama do të vijojë takimin në një drekë pune

Ministri grek i Mbrojtjes vizitë në Tiranë, Dendias dhe kryeministri Rama do të vijojë takimin në një drekë pune

May 25, 2026
Elton Alushi, jep dorëheqjen si drejtor i policisë së Tiranës

Elton Alushi, jep dorëheqjen si drejtor i policisë së Tiranës

May 25, 2026
Dendias në Tiranë për çështjen e detit, Berisha mbron marrëveshjen e tij me Greqinë: Fitonim të dyja palët

Dendias në Tiranë për çështjen e detit, Berisha mbron marrëveshjen e tij me Greqinë: Fitonim të dyja palët

May 25, 2026
“Varet nga i madhi Zot, por një miku im 95 vjeç po e…”, Berisha tregon a do jetë kandidat për kryeministër në 2029

“Varet nga i madhi Zot, por një miku im 95 vjeç po e…”, Berisha tregon a do jetë kandidat për kryeministër në 2029

May 25, 2026
Evropa “digjet” nga vala rekord e të nxehtit/ Temperaturat arrijnë 40°C, viktima në Francë dhe Britani

Evropa “digjet” nga vala rekord e të nxehtit/ Temperaturat arrijnë 40°C, viktima në Francë dhe Britani

May 25, 2026
“Kujdes me sms!”/ Policia zbulon skemën e një shtetasi të huaj: Mashtron qytetarët shqiptarë

“Kujdes me sms!”/ Policia zbulon skemën e një shtetasi të huaj: Mashtron qytetarët shqiptarë

May 25, 2026
Kongresistët amerikanë në Ballkan, vizitë në Kosovë dhe Preshevë

Kongresistët amerikanë në Ballkan, vizitë në Kosovë dhe Preshevë

May 25, 2026
Përpjekja e Lulit për t’u aftësuar si lider

Rrugët që vrasin

May 25, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit, publikohet lista me kandidatët për drejtues qarqesh

Ndryshime në Policinë e Shtetit, publikohet lista me kandidatët për drejtues qarqesh

May 25, 2026
“Familja e burrit fsheh krimin”, akuzat e nënës së Bleona Matës për zhdukjen e vajzës

“Familja e burrit fsheh krimin”, akuzat e nënës së Bleona Matës për zhdukjen e vajzës

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In