• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

8 muaj pa kemp se nuk paraqitej dot/ Fiksi vë në lëvizje institucionet, pacientja vuan nga shëndeti mendor…

by Java News
03/03/2023 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

adil Gjoci banues  në qytetin e Kavajës, ka kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare,  pasi Enkeleda vajza e tij,  prej 10 vitesh është e diagnostikuar me  “PSIKOZA SKIZOFRENIKE” dhe obezitet.

Fadili tregon se vajza trajtohej me kemp, por që prej muajit Maj 2022 i është ndërprerë, si pasojë e pamundësisë për ta dërguar në komision. Ai thotë se vajzën e ka të pamundur ta lëvizë, sepse është obeze. Shuma që pacientja merrte ishte 220 mijë lekë të vjetra. Fadili, babai i Enkelejdës thotë se jetesa për ta është shumë e vështirë pasi jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe me pensionin që ai merr nuk mjafton as për qiranë e shtepisë së tyre. Hera e fundit që ai e ka dërguar Enkelejdën 36 vjeçe në spital ka qenë para 10 vitesh me ndihmën e djemve, por që tani e ka të pamundur.

Fiksi u interesua pranë  Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Durrës, ku Brunilda Hoxha specialiste për personat me aftësi ndryshe në rajonin 5 thotë se Enkelejda ka dalë në divergjencë në Maj të 2022. Një nga mjekët e komisionit të nivelit të parë nuk kanë qenë dakord dhe dosja ka kaluar në në Kempin Epror.  Aty pacientja duhet të paraqitej vetë. Deri në nëntor 2020 ka qenë që pacientët të  paraqiten online sidomos rastet e reja dhe divergjencat. Familjarëve i ka shkuar njoftimi më 6-10-2022, janë lajmëruar 3 herë dhe janë  përgjigjur që nuk munden të paraqiten pranë KMCAP-së. “Familjarët i kam sygjeruar të shkojnë vetë të interesohen tek zyrat e e Kempit Epror dhe të japin arsyen e mosparaqitjes. Të gjitha këto lëvizje janë kompetencat e Kempit Epror, dhe njësia 5 është vetëm zbatuese e vendimeve që  vijnë në dosje” sqaron specialistja.

Fiksi Fare iu drejtua Komisionit Mjekësor Epror  të caktimit të aftësisë për punë për rastin e 36 vjeçares Enkelejda Gjoci. Në përgjigjen e tij KMCAP sqaron se zonja Gjoci ka qenë përfituese e pagesës së aftësisë së kufizuar për 5 vite me radhë. Në vitin 2021  dosja e saj është dërguar për komisionim në komisionin e nivelit të parë të shëndetit mendor. Ky komison e ka vlerësuar me divergjencë, që do të thotë se dosja e 36 vjeçares kalon automatikisht për vlerësim në KMCAP-in Epror të Shëndetit Mendor.  Pacientja e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, është njoftuar nga njësia adminsitrative që të paraqitej pranë Kempit Epror, por sipas këtij të fundit ka refuzuar. Pas interesimit të Fiks Fare,  Kempi Epror e ka thirrur sërish në komision pacienten. Anëtarët e Kempit Epror kanë vlerësuar se kjo paciente përmbush kriteret për vizitën nëpërmjet platformave online, pasi e ka të pamundur të paraqitet fizikisht në komision. Pas vizitës online, Kempi Epror del në konkluzionin se 36 vjeçarja Gjoci është komsionuar dhe ka dalë përfitues.

Fadili, babai i Enkelejdës thotë për gazetarët e Fiksit se para një jave nga Kempi Epror kanë marrë djalin e tij në tëlefon për të folur me kamera me vajzën. Pastaj janë informuar se vajza është përfituese. Ai falenderon Fiks-in për ndihmën që i dha dhe të gjitha ndërhyrjet që bëri./ Top Channel

Next Post
Emrat/ Sherr mes dy personave në Tiranë, plagoset me thikë 25-vjeçari. Policia…!

Tritol mobilierisë në Fushë Krujë, nga shpërthimi dëmtohen edhe bizneset përreth

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e REL: A mund ta zhbllokojë Gjykata Kushtetuese ngërçin në Kuvendin e Kosovës?

Analiza e REL: A mund ta zhbllokojë Gjykata Kushtetuese ngërçin në Kuvendin e Kosovës?

August 14, 2026
“Reagime histerike dhe jo realiste”- Ambasadori shqiptar në Britani për sulmet e Farage dhe politikanëve të krahut të djathtë: Ndalni gjuetinë ndaj shqiptarëve!

“Reagime histerike dhe jo realiste”- Ambasadori shqiptar në Britani për sulmet e Farage dhe politikanëve të krahut të djathtë: Ndalni gjuetinë ndaj shqiptarëve!

August 14, 2026
VIDEO/ Rusia bombardon me dronë Ukrainën, vriten nëna dhe djali 9 vjeç, plagosen 4 anëtarët e tjerë të familjes! Reagon Zelensky

VIDEO/ Rusia bombardon me dronë Ukrainën, vriten nëna dhe djali 9 vjeç, plagosen 4 anëtarët e tjerë të familjes! Reagon Zelensky

August 14, 2026
FOTO/ Martesa ndryshon Ronaldon, portugezi surprizën dhe shfaqet me ‘look’ të ri në stërvitje!

FOTO/ Martesa ndryshon Ronaldon, portugezi surprizën dhe shfaqet me ‘look’ të ri në stërvitje!

August 14, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Fjala e Rubio-s dhe mësimi që Shqipëria nuk duhet ta lexojë gabim

August 14, 2026
Uzuni kualifikon skuadrën në çerekfinalet e turneut prestigjioz, trajneri i Austin e vlerëson: Luan me zjarr dhe pasion!

Uzuni kualifikon skuadrën në çerekfinalet e turneut prestigjioz, trajneri i Austin e vlerëson: Luan me zjarr dhe pasion!

August 14, 2026
Zjarri në Lurë bëhet i rrezikshëm, flakët po përhapen në thellësi të parkut! Digjen mbi 300 hektarë, 4 mjete fluturuese në aksion

Zjarri në Lurë bëhet i rrezikshëm, flakët po përhapen në thellësi të parkut! Digjen mbi 300 hektarë, 4 mjete fluturuese në aksion

August 14, 2026
Prokuroria rihap dosjen e vrasjes së Kozeta Hysenit në “Qytetin Studenti” më 1999! I kërkohet Policisë të pyeten 28 persona, mes tyre edhe…

Prokuroria rihap dosjen e vrasjes së Kozeta Hysenit në “Qytetin Studenti” më 1999! I kërkohet Policisë të pyeten 28 persona, mes tyre edhe…

August 14, 2026
VIDEO/ Një tjetër tren del nga shinat në Angli, aksidenti i dytë hekurudhor brenda 24 orëve, alarmohen autoritetet!

VIDEO/ Një tjetër tren del nga shinat në Angli, aksidenti i dytë hekurudhor brenda 24 orëve, alarmohen autoritetet!

August 14, 2026
Elon Musk e ‘blen’ paqen me Trump duke paguar 100 mln dollarë! Ua dhuron Republikanëve për zgjedhjet e mesmandatit!

Elon Musk e ‘blen’ paqen me Trump duke paguar 100 mln dollarë! Ua dhuron Republikanëve për zgjedhjet e mesmandatit!

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com