• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

8 mijë euro qira në ‘Air Albania’ për 11 dhjetorin/ Shehu: E paguajnë vullnetarët! Basha humbi shansin për Kuvendin, një përgjigje për Bardhin

by Java News
08/12/2021 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tete mije euro qira në ‘Air Albania’ ditën e shtunë për Kuvendin e 11 dhjetorit, do e paguajnë vullnetarët. Se cilët janë këta “zemërbardhë”, nuk dihet, e megjithatë deputeti demokrat Tritan Shehu, edhe pse s’merret drejtpërdrejtë me anën administrative,  theksoi se ‘Foltorja’ e Sali Berishës financohet “nga dëshira e njerëzve për ndryshim”.

“Nuk merrem me anën administrative është vullnetarizmi i njerëzve, është dëshira e njerëzve për ndryshim, vullnetarizëm që ka vënë në zbatim këtë motor të fuqishëm që në 11 dhjetor do të zyrtarizohet dhe do të përmbysë regjimit”, tha Shehu.

Në një intervistë në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Shehu ka komentuar me ironi Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga Lulzim Basha. Për Shehun, ky i fundit humbi çdo shans për të thirrur delegatët për krizën brenda në Partinë Demokratike.

“Pse ka Kuvend në datën 18? Ka një rregull statutor, Basha kishte të drejtë ta thërriste para se të mblidheshin firmat, i takon lidershipit për krizën e thellë, nuk u bë kjo gjë, në momentin që u mblodhën firmat, nuk ka asnjë Kuvend tjetër pas 11 dhjetori, prevalon thirrja e Kuvendit të datës 11 se është thirrur nga masa dhe është koha kohore, që kur u mblodhën firmat nuk ka asnjë iniciativë tjetër”, tha Shehu.

Ai përjashton mundësinë që ky Kuvend të sjellë përçarjen e PD-së, përkundrazi. Shehu e ka cilësuar si një Kuvend të bashkimit, e ndërsa tregon me detaje se çdo të ndodhë në 11 dhjetor,

“Nuk është Kuvend përçarje kur ka mbështetjen e anëtarësisë së PD, ka shumicën dhe është Kuvend i bashkimi. PD të ngihen, që të debatojnë, po e nxjerr PD nga pagjumësia, përgatitjet po shkojnë drejt Kongresit, e do të mbyllet me vendime shumë të rëndësishme me funksionim e brendshme të PD, me aleanca që do krijohen dhe lidershipin e PD për periudhën e ardhshme, me demokraticizimin dhe pranonim e diversitetit të PD, me forcimin e rolit të bazën, përdorimin e shpeshtë të referendume, dhe shumë elemente të tjera politikë “, u shpreh deputeti.

Një përgjigje ka pasur edhe për Sekretarin e Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi, i cili disa ditë më për paralajmëroi ndjekje penale për ‘Foltoren’ që po përdor simbolet e partisë.

“Bardhi le të bëjë kallëzim penal për ata që kanë firmosur për atë Kuvend, i bije të bëjë nja 5500 kallëzime penale, le ti bëjë nëse sigla e PD është pronë e tij, simbolet janë pronë e anëtarësisë së PD, janë pronë e masës, pronë e atyre që kanë themeluar PD, e mijëra demokratëve, e një hapësire të gjerë, s’janë pronë e 2 njerëzve, askush nuk duhet ta çojë në mendje këtë gjë, është gjëja më e gabuar”, përfundoi Shehu në Report Tv./m.j

Next Post
Pas SHBA-së, Australisë e Britanisë edhe Kosova bojkot diplomatik Lojërave Olimpike në Pekin

Pas SHBA-së, Australisë e Britanisë edhe Kosova bojkot diplomatik Lojërave Olimpike në Pekin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In