• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

8 Marsi, gratë sipërmarrëse të Tiranës mbjellin pemë, Veliaj: Faleminderit që iu bashkuat nismës për të lënë shenjë në qytet

by Java News
08/03/2024 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, gra sipërmarrëse të Tiranës zgjodhën të kontribuojnë për qytetin duke mbjellë pemë, si një mënyrë për të përçuar mesazhin e rëndësishëm se shtimi i gjelbërimit jo vetëm përmirëson cilësinë e jetës, por siguron një mjedis të qëndrueshëm edhe për fëmijët. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa u uroi gëzuar 8 Marsin, shprehu mirënjohjen për zonjat dhe zonjushat sipërmarrëse të kryeqytetit, që zgjodhën ta festojnë ndryshe këtë festë.

“8 Marsi është një kujtesë se beteja nuk ka mbaruar, mund të jenë fituar disa beteja të vogla, por beteja e madhe, ajo për emancipimin, vazhdon përditë. Sot e vlerësoj jashtë mase faktin që na u bashkuat me mbjelljen e pemëve, si një mënyrë për të lënë një shenjë në qytet, dhe e vlerësoj faktin që janë të gjitha vajza dhe gra sipërmarrëse në një vend të vështirë për sipërmarrjen, sidomos kur je grua dhe kur nuk ke mbështetjen e muskujve dhe të atij të fortit nga pas. Por, kjo nuk është më Shqipëria e viteve ’90-të, ka ndryshuar, dhe me gjithë vështirësitë, fakti që sot kemi goca dhe gra sipërmarrëse, që ia dalin me sukses në një ambient “maço”, është emancipim dhe inkurajim i jashtëzakonshëm për vajzat që shohin tek secila prej jush dikë që ia ka dalë me sukses”, tha Veliaj.

Mandej, kryebashkiaku tha se nëse çdokush kontribuon me mënyrën e tij, qyteti do të bëhet më i mirë. “Gjërat janë shumë më ndryshe seç kanë qenë, por s’jemi ende aty ku duhet. Nëse kjo përpjekje bëhet e përditshme dhe jo vetëm një herë në vit, atëherë vërtet mund të shohim arritje më të mëdha, jo vetëm në emancipim, në përfaqësimin politik apo biznes, por në problemet më të mëdha si dhuna, që është kaq prezente. Ne më shumë sesa të apelojmë për emancipimin e grave dhe vajzave, duhet të apelojmë për emancipimin e burrave dhe çunave. Ky është një moment për të reflektuar se çfarë burrash dhe djemsh rriten në këtë shoqëri. Ne nuk duhet ta kultivojmë dhunën, as ta inkurajojmë atë, por ky edukim duhet të fillojë që në moshë të vogël. Ndaj këtë detyrë e kemi të përbashkët, duke nisur nga institucionet që drejtojmë, si shkollat, kopshtet, çerdhet, ku një pjesë e madhe e fokusit është jo vetëm për të ushqyer stomakun, por për të ushqyer zemrën dhe mendtë, mentalitetin e ri që duam të promovojmë në qytet”, u shpreh ai.

Sipërmarrësja Ori Kuçi tha se nisma të tilla si mbjellja e pemëve dhe shtimi i gjelbërimit në qytet, është një shembull që duhet ta marrin të gjitha bashkitë e vendit.

Next Post
“Sot Elia, nesër unë e më pas mund të të ndodh dhe ty”, Rozana Radi i dedikon 8 Marsin aktores Zaharia

"Sot Elia, nesër unë e më pas mund të të ndodh dhe ty", Rozana Radi i dedikon 8 Marsin aktores Zaharia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vjosa arrin nivelin 9 metra, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore

Vjosa arrin nivelin 9 metra, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore

January 8, 2026
Zbulohet dosja e ‘Sigurimit’ për Sandër Prosin, gazetari: U vetëvra se dashuronte këngëtaren nga Kosova

Zbulohet dosja e ‘Sigurimit’ për Sandër Prosin, gazetari: U vetëvra se dashuronte këngëtaren nga Kosova

January 8, 2026
Agjenti i emigracionit vret një grua në Minneapolis, kryebashkiaku: Akt i pamatur, largohuni nga qyteti

Agjenti i emigracionit vret një grua në Minneapolis, kryebashkiaku: Akt i pamatur, largohuni nga qyteti

January 8, 2026
Vendi përfshihet nga reshjet e shiut dhe era e fortë, ulet ndjeshëm temperatura

Shira të dendur, shtrëngata dhe erë e fortë gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

January 8, 2026
“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

January 7, 2026
Ilir Demaliaj mllef me të gjithë: “Ermal ti se përmende fare Shqipërinë, përse janë kaq krenar me ty?”

“Më thanë hidh firmën bëhu spiun”, Ilir Demalia hap dosjen në studio e tregon si e ndiqte Sigurimi i Shtetit

January 7, 2026
Moti i keq, 800 banesa me ujë në Durrës/ Ministri Vengu: 180 persona janë evakuuar. Rreziku nuk ka kaluar

Përmbytet vendi… po dëmshpërblimet?/ Ministri Vengu: Asnjë nuk do përjashtohet, është detyrim ligjor!

January 7, 2026
Bisedimet e paqes, sekretari amerikan Rubio: Ukraina do të jetë e pavarur dhe e begatë

Rubio paralajmëron takim me Danimarkën për Groenlandën, NATO përballet me krizë nga kërcënimet e Trumpit

January 7, 2026
Ligji për Barazinë Gjinore, Gjin Gjoni bën thirrje për referendum: Duhet të ngrihemi, për të mbrojtur vlerat familjare!

Gjin Gjoni: Pas Janarit do të ketë lëvizje tektonike ndaj qeverisë Rama

January 7, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Berisha i ftoi në tryezë të Premten, deputeti i Lëvizjes Bashkë e refuzon: Jeni bashkim qelbësirash, në PD nuk ka vend për Salianjin

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In