Calisto Tanzi ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Sipërmarrësi bleu skuadrën e Parmës në vitin 1980, duke e transformuar ekipin në një superfuqi: 8 trofe, duke përfshirë një Superkupë UEFA dhe dy Kupa UEFA, mbërritën nën menaxhimin e tij.
Tanzi, i cili ishte një sipërmarrës te Parmalat (fillimisht një bulmeti kushtuar gjithashtu pasterizimit të qumështit, më pas një biznes i zgjeruar me ushqime të konservuara dhe lëngje frutash), bleu Parmën në vitin 1989 menjëherë pasi skuadra arriti promocionin në Serie A. Aventura e Tanzit nis me bujë: vendi i gjashtë në kampionat dhe kualifikimi në Kupën UEFA, vitin e ardhshëm skuadra fitoi Kupën e Italisë dhe Kupën e Kupave 3-1 kundër Antwerp.
Në vitin 1994, Parma afroi dy lojtarë të rëndësishëm si Asprilla dhe Zola, duke fituar Superkupën e UEFA-s përballë Milanit. Një vit verdheblutë fituan Kupën Uefa kundër Juventusit. Sezonin e ardhshëm Carlo Ancelotti arriti vendin e dytë në kampionat duke sjellur dhe kualifikimin e parë në Champions League falë Buffon, Cannavaro dhe Thuram. Trofe edhe me Malesanin si trajner:
Kupa Uefa dhe Kupa e Italisë në vitin 1999 falë golave të Chiesa dhe Crespos. Në fillim të viteve 2000 mbërrin Superkupa e Italisë dhe Kupa e tretë e Italisë. Rënia e Parmalat në vitin 2003 përfshiu fatalisht edhe klubin e futbollit.











