• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

8 janari një vit më pas. 10 pasoja që ka lënë sulmi dhe mbrojtja me dhunë e selisë së PD

by Roland Qafoku
09/01/2023 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Qafoku

Dje u mbush 1 vit nga një ngjarje që ka shënuar një stacion nga më negativët në historinë e pluralizmit shqiptar. Të shtunën e 8 janarit të vitit 2022, grupimi “Foltore” i drejtuar nga Sali Berisha sulmoi me dhunë godinën e Partisë Demokratike me synimin për ta marrë atë, ndërkohë grupimi zyrtar i PD të drejtuar nga Lulzim Basha e mbrojti po me dhunë duke blinduar dyer dritare dhe duke kundër sulmuar me anën e disa truprojeve të armatosur, teksa vetë zhvillonin një mbledhje të Kolegjit të Kryetarëve. Për disa orë, levat e hekurit, qysitë, metalprerësit, shkallët dhe shkopinjtë u vunë në punë për të hapur dyert që ishin blinduar me urdhër të Lulzim Bashës, ndërkohë që në disa momente u kryen edhe përleshje fizike mes dy palëve. Thjesht, ishte një luftë civile brenda Partisë Demokratike mes një pale për ta pushtuar selinë me çdo kusht dhe një pale tjetër për ta mbajtur selinë po me çdo kusht. Vetëm ndërhyrja e policisë duke përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës bëri që turma të largohej nga selia, ndërsa ata që ishin brenda saj të dilnin nën panik. Por, çfarë ka sjellë kjo ngjarje pas 1 viti dhe sa ka ndikuar ajo në zhvillimet brenda Partisë Demokratike? Janë të paktën 10 zhvillime dhe ngjarje të tjera që kanë pasur këtë kryengjarje.

  1. Përleshja, sulmi, mbrojtja dhe dhuna më 8 janar ka ndikuar për keq në Partinë Demokratike dhe në gjithë opozitën shqiptare. Ishte pikërisht kjo ngjarje që ka bërë që PD vijon të jetë e përçarë mes të dyja grupimeve. Grupi “Foltore” nuk arriti ta bashkojë partinë dhe nuk ka arritur të dominojë grupin parlamentar dhe nga ana tjetër grupimi i drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeajt, pas largimit të Bashës, po bën qendresë duke kundërshtuar çdo nismë dhe duke mos e njohur asnjë aksion politik të “Foltores”.
  2. Ngjarja e 8 janarit 2022 pati një ndikim të madh në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Nga 6 bashki që PD garoi me dy kandidatë, “Foltorja” mori ndjeshëm më shumë vota duke treguar dominimin ndaj grupimit të Alibeajt. Madje, fitoi bashkinë e Shkodrës me Bardh Spahinë duke patur përballë PS-në dhe kjo cilësohet fitorja më e madhe zyrtare që grupimi “Foltore” ka arritur që nga nisja e këtij aksioni politik në shtator të vitit 2021. Kjo solli perceptimin se grupimi “Foltore” ka më shumë mkështetje në anëtarësinë e partisë por që për një vit nuk arriti ta bashkojë partinë.
  3. Ngjarja e 8 janarit 2022 krijoi një varg ngjarjesh të tjera në Partinë Demokratike. Ajo që quhet kryerngjarje ishte se më 21 mars kryetari Lulzim Basha dha dorëheajen nga detyra dhe që nga ai moment në krye të PD i komanduar vijon të jetë Enkeled Alibeaj. Kjo ka sjellë spostimin e vëmendjes nga Basha te Alibeaj. Ndonëse në hije, ndonëse një figurë tashmë e diskretituar, Lulzim Basha duket se ka qëllim të kthehet sërish në krye të PD. Madje tipike me stilin e tij, edhe në këtë aksion, ai ka bërë një hile aspak fine: Ka dhënë dorëheqje publike si kryetar, por në gjykatë nuk e ka hequr emrin. Pavarësisht kësaj, është po aq reale se Enkelejd Alibeaj ka ngjitur shumë më shumë se Lulzim Basha në grupim e tij. Dhe kjo duhet parë seriozisht në të gjithë këtë histori.
  4. Ngjarja e 8 janarit 2022 ka ndikuar në zhvillimet e grupit parlamentar të PD. Deri ditën e ngjarjes nuk ishin më shumë se 13-14 deputetë që mbështesnin grupimin “Foltore”. Pas ngjarjes së 8 janarit numri i tyre ka shkuar në 25 deputetë. Megjithë po të llogarisim që grupi parlamentar ka 52 deputetë “Foltorja” nuk ka arritur të ketë as gjysmën e grupit parlamentar. 8 janari nxori në pah edhe se sa të lidhur jana ata me PD-në dhe çfarë qendrimi mbajnë ata ndaj PD-së në një situatë të vështirë. Pas 8 janarit disa deputetë nuk janë fare në politikë duke dorëzuar mandatet me arsye nga më të më të çuditshmet. Në krye qendron ndonjë personazh i përkëdhelur për cilësi të veçanta që ka gjetur strehë deri edhe në media për të njëjtat cilësi, si një vend pëllumbash, me siguri “derisa të qetësohen ujrat”. Disa i janë atashuar grupit të Berishës dhe disa të Alibeajt. Por ka dhe nga ata që nuk janë as me Berishën e as me Alibeajn. Në fakt këta janë më negativët, sepse duket sikur vigjëlojnë për të parë se si do shkojë peshorja për të qenë më pas në një cep të grupimit fitues.
  5. Ngjarja e 8 janarit 2022 ndikoi jo pak që më 22 korrik Britania e Madhe të shpallte non grata Sali Berishën. Në këtë mënyrë shteti ishullor iu bashkua SHBA-së me një vendim të njëjtë duke e bërë Berishën dy herë target i Perëndimit. Ky vendim e uli edhe më shumë kuotat atij në sytë e vetë demokratëve dhe ndikoi shumë në mbështetjen ndaj tij në grupin parlamentar dhe më gjerë. Me dy vendime non grata, Sali Berisha u ndje dhe u duk më i dobët, pavarësisht se asnjëherë nuk iu ulën entuziazmi dhe energjitë për të vijuar aksionin politik.
  6. Ngjarja e 8 janarit 2022 ndikoi akoma më shumë që SHBA por edhe shtete të tjera të BE-së të jenë edhe më të distancuara ndaj PD-së së drejtuar nga Berisha dhe grupimit të tij “Foltore”. Jo vetëm ambasadorja Yuri Kim por edhe funksionarë të tjerë të Departamentit të Shtetit kanë dënuar ashpër sulmin ndaj godinës së PD dhe kjo ishe një argument më shumë i kundërshtarëve ndaj Sali Berishës dhe mbështetësve të tij. Berisha vijon ta sulmojë ashpër Kim duke e quajtur guvernatore të Shqipërisë dhe kjo e ka rritur distancën e SHBA-së me këtë parti.
  7. Ngjarja e 8 janarit 2022 ndikoi dhe u pasua me një marrëdhëie shumë më të ftohë të faktorit ndërkombëtar ndaj Partisë Demokratike. Pas një viti, PD e drejtuar nga Berisha është pa asnjë aleat perëndimor. Selinë nuk e viziton ansjë përfaqësues i huaj dhe praktikisht PD nuk ka asnjë kontakt me diplomatë të huaj, duke bërë që kjo të jetë në pozitën më e rëndë në këtë drejtim. Ngjarja e 8 janarit solli një situatë të tillë që PD nuk e ka patur në asnjë rrethanë në historikun e saj që nga dita e themelimit.
  8. Ngjarja e 8 janarit solli një mënyrë të re të funksionimit të PD. Në seliën e PD në fakt janë të strehuara dy Parti Demokratike. Ka dy zyra të kryetarëve, Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj. Ka dy grupime që kryejnë mbledhje dhe marrin vendime dhe e gjithë kjo ka vazhduar dhe vazhdon duke u kthyer në normalitet. Në parlament situata është më e nderë sepse grupimi i Berishës nuk llogaritet fare në agjendën e seancave plenare duke sjellë deri sherre publike mes dy grupimeve dhe duke treguar se sa larg janë palët. Përgatitjet për zgjedhjet lokale të 14 majit po e tregojnë akoma më shumë. PD e drejtuar nga Berisha organizoi primaret, vërtetë një risi në politikën shqiptare të pluralizmit. Por fakti që kjo u zhvillua vetëm brenda grupimit të Berishës e sfumoi jo pak këtë proces. Kjo tregon se kjo ngjarje i thelloi më shumë dasitë dhe se bashkimi dhe pajtimi duken pothuajse të pamundur.
  9. Ngjarja e 8 janarit ka bërë që opinion publik dhe vetë anatërsia e PD-së të ketë sytë nga gjykata e Tiranës në pritje për të dhënë vendimin se cili grup i takon të jetë në drejtimin e PD: ai i drejtuar nga Berisha, apo ai i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Grupi Berisha përbetohet dhe ka si argument kryesor se ka mbështetje masive nga anëtarësia, ndërsa ai i Alibeajt se ka vulën dhe drejtimin institucional. Kjo ka sjellë një situatë kaotike aq sa edhe nëse jepet, vendimi i gjykatës duket se nuk do ketë shumë vlerë.
  10. Ngjarja e 8 janarit ka bërë që Shqipëria për herë të parë pas më shumë se tre dekadash të mos ketë një opozitë unike dhe qendresare në front ndaj qeverisë. Në këto 32 vjet nuk ka patur asnjë rast si ky aktuali që edhe pse qeveria është në vitin e 10-të të mandatit të tretë të ndjehet kaq e sigurtë përballë një opozite të përçarë dhe të fragmentarizur. Aq e theksuar është kjo, saqë të paktën deri në këto momente, Partia Demokratike pritet të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit me dy kandiatë. Ky është një veprim që i shkon aq shumë për shtat PS-së, e cila në këto kushte do ta ketë shumë më të lehtë garën.

Next Post
SONDAZHI / Zaloshnja: PS-ja 39-48 bashki, pavarësisht sesi konfigurohet opozita

SONDAZHI / Zaloshnja: PS-ja 39-48 bashki, pavarësisht sesi konfigurohet opozita

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In