• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

8 janari 2022; Dita kur Sali Berisha bëri skizmën në PD

by Ylli Pata
08/01/2025 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Opozita e sotme e dalë nga PD-ja e 2021-shit është realisht konfiguracioni i “Barit”, pra i post non grata, konfiguracioni i vendimit të Lul Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, e mbi të gjitha konfiguracioni i skizmës reale politike që shkaktoi skizmën më të madhe në PD pas vitit 2005.

Më 8 janar 2022, ashtu si në historiografinë e betejave klasike të vjetra kishim dy palë; një palë që donte të ruante selinë e Partisë Demokratike e të mos e lejonte të pushtohej nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, dhe pala tjetër që përbëhej nga Berisha dhe grupi i tij që donin ta pushtonin.

Si në betejat klasike, kishim gjeneralë, kolonelë, por mbi të gjitha ushtarë. Ushtarë të ndarë sipas njësisë, specialitetit, pore dhe detyrës.

“Vrana Konti” i ruajtjes së godinës së PD-së ka qenë Lulzim Basha, i cili ka hartuar planin për të blinduar dyer, dritare dhe mure, si dhe ka miratuar planin e mbrojtjes, bashkë me grupin e zjarrit që e mbrojti, duke u ekspozuar.

Basha, i nënvlerësuar nga mbështetësit e Berishës, mori përsipër mbrojtjen e kalasë. E cila ju la në besë një grupi militantësh të PD-së që vinin nga degët e partisë në zonat bastion të opozitës. Shkodra, Elbasani, Durrësi, por edhe degë të tjera, kanë pasur pjesën kryesore të detyrës për të mos e lënë selinë e PD-së që të mos pushtohet nga Sali Berisha.

I cili shpalli fermanin publik se do të digjte SHQUP-in, ku siç pamë, ndërseu jo vetëm njerëz por edhe mjete mesjetare si qysqi, leva, dash kundër portave, si dhe municion shoqërues.

Pas një beteje epike prej disa orësh, Sali Berisha dhe aradha e tij nuk e mori kalanë. Lulzim Basha fitoi betejën dhe nxori në ajër të pastër Grida Dumën, Ervin Salianjin me stap në dorë, ndërkohë që bashkë me Gaz Bardhin doli para mediave për të treguar pasojat e sulmit të “Atilës”.

Në fakt 9 janari ishte politikisht edhe më i rëndësishëm sesa 8 janari edhe pse më pak i zhurmshëm. At ditë ne pamë dorëhqjen e Agron Gjekmarkajt nga nënkryetari i PD, që ishte shenja e një zhvillimi që nuk u dha i qartë nga mediat. Pastaj pak nga pak ndodhën shumë gjëra. Nisi revolta e Gridës dhe Saljanjit, për tu ndjekur më pas nga Gaz Bardhi, e me radhë deputetët, të cilët u gjendën jashtë një projekti që Lulzim Basha e kishte projektuar me atë organizëm që ai e emërtoi Kolegji i Kryetarëve, staturor si funksion. i cili mori fuqinë politike të drejtimit të PD-së. Basha e projektoi PD e tij me bazën, e cila nuk i donte deputetët. Basha u bë aleat me bazën dhe jo me deputetët. Ndaj ata e braktisën.

Pas 8 janarit 2022, në PD rrodhën shuumë ujra, pati mjaft trauma, që ndoshta në mënyrë dialektike kanë sjellë atë konfiguracion që ne kemi sot. Por ajo që mund të thuhet pa mdyshje, 8 janari ishte ndarja e Sali Berishës me strukturat 34 vjeçare të PD-së. Një proces që është parë qartë në çdo manifestim, tubim, protestë, bllokim, por mbi të gjitha në proceset zgjedhore që janë zhvilluara pas 8 janarit 2022. Që do të thotë: 6 marsi 2022 dhe 14 maji 2023. Më 6 mars Berisha mori me qira vulën dhe struktura të Ilir Metës dhe grupe pranë mazhorancës, kurse më 14 maj pësoi disfatën më të madhe politike si politikan në krye të PD-së.

Por, disfata reale ndodhi më 8 janar.

Next Post
Biden përpiqet të zbusë shqetësimet e partisë rreth gjendjes së tij shëndetësore

Biden “shkund” të korruptuarit në Ballkan para largimit, tjetër urdhër ekzekutiv për shpalljet “non grata”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

November 4, 2026
Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

November 4, 2026
Tronditen republikanët në Teksas, demokratët fitojnë vend në Senat për herë të parë që nga viti 1988

Tronditen republikanët në Teksas, demokratët fitojnë vend në Senat për herë të parë që nga viti 1988

November 4, 2026
Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

November 4, 2026
VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

November 4, 2026
Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

November 4, 2026
Komisioni Zgjedhor i Izraelit hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk ka prova për mashtrim në votime

Komisioni Zgjedhor i Izraelit hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk ka prova për mashtrim në votime

November 4, 2026
Moti i qëndrueshëm të mërkurën, alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin

Moti i qëndrueshëm të mërkurën, alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In