• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

8 gjërat që mund të bëni me hudhrën përveçse ta gatuani

by A R
25/10/2018 21:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hudhra nuk është thjesht një erëz, por një shëruese magjike! Shumë prej nesh e kemi urryer hudhrën kur ishim të vegjël, ndoshta shumë të rritur ende nuk e durojnë dot. Shija e saj e hidhur dhe aroma e fortë na linte shumë prej nesh të besonim se do të ishte më mirë të mos e hanim fare.

Ne të gjithë mësuam më vonë se hudhra është vërtet e mirë për shëndetin dhe sistemin tonë imunitar. Por a e dini se hudhra mund të jetë e dobishme gjatë një dite peshkimi ose mund t’ju ndihmojë edhe të hiqni qafe një dhimbje dhëmbi? Ja metodat alternative për të përdorur hudhrën që janë shumë të dobishme!

Të pushojë një dhimbje dhëmbi

Ndonjëherë ne thjesht nuk mund të gjejmë kohën për të shkuar te dentisti dhe vuajmë nga një dhimbje dhëmbi me shpresën se ajo thjesht do të largohet vetë. Ky është momenti ku hudhra mund t’ju vijë në shpëtim.

Për shkak të një sasie të madhe të cisteinës brenda saj, hudhra ka një efekt anestezie. E gjitha ajo që ju duhet të bëni është vetëm ta fërkoni atë në dhëmbin që ju dhemb dhe kjo do të lehtësojë dhimbjen në pak kohë.

Është e rëndësishme të mbani në mendje se hudhra nuk do të ndihmojë në shërimin e problemeve themelore të dhëmbëve tuaj, kështu që nëse ju keni dhimbje të vazhdueshme, është mirë që të planifikoni një vizitë tek dentisti.

Pastrues fytyre

Nëse preferoni produkte natyrale për kujdesin ndaj lëkurës në vend të atyre me kimikate, hudhra mund të zëvendësojë, për shembull, pastruesin tuaj të fytyrës.

Hudhra përmban veti të fuqishme antiseptike, antivirale dhe anti-fungale. Kjo do të thotë se mund të ndihmojë në luftimin e puçrrave, shenjave të akneve dhe shumë sëmundjeve të tjera të lëkurës dhe alergjive.

Ka dy mënyra për të përdorur hudhrën nëse dëshironi të shihni rezultatet:

E para është që ta aplikoni hudhër direkt në lëkurë: fshijeni fytyrën me një shtresë të hollë hudhre (jo nëse keni lëkurë të ndjeshme) dhe shpërlajeni mirë pas 15 minutash.

E dyta është që t’i jepni hudhrës një mundësi për të bërë punën e saj që nga stomaku juaj.

Shëron “këmbën e atletit“

Pa marrë parasysh se si ndodh, kjo gjendje e pakëndshme e këmbëve që njihet si “këmba e atletit” duke qenë se atyre u ndodh shpesh, mund të ndodhë me këdo, por lajmi i mirë është se mund të shërohet!

Ju mund të vendosni thelpinjtë e hudhrave në ujë të nxehtë dhe të zhytni këmbët për 30 minuta.

Duket sikur albicans (problemet kërpudhore) janë të ndjeshme ndaj hudhrës. Për shkak të një game të gjerë përbërësish aktivë, hudhra është antikërpudhore dhe mund të jetë një ilaç shumë efektiv.

Ndalon infeksionet e veshit

Infeksionet e veshit zakonisht mjekohen me ndihmën e antibiotikëve, por ato gjithashtu mund të shërohen me hudhër.

Ky ilaç popullor është veçanërisht i rekomanduar për fëmijët pasi ato mund të jenë shumë të vegjël për receta të rregullta medicinale.

Për të kuruar një infeksion të veshit në shtëpi, shtrydhni thelpinjtë e hudhrave për të marrë vajin e hudhrave. Ngroheni pak dhe shtoni disa pika në një pipetë dhe hidheni në vesh. Është e rekomandueshme që të konsultoheni me mjekun fillimisht, por thuhet se vaji i ngrohtë i hudhrave funksionon.

Next Post
I ulur në karrige me rrota, prifti pedofil do të vuajë 20 vjet burg

I ulur në karrige me rrota, prifti pedofil do të vuajë 20 vjet burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com