• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

8 Dhjetori, nuk është “pronë”e Partisë Demokratike

by Artur Ajazi
09/12/2020 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Dita e 8 Dhjetorit, dita simbol e studentëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, nuk është “pronë” e Partisë Demokratike, aq më pak e Sali Berishës apo e Lulzim Bashës. Për afro 30 vjet, Partia e Berishës dhe vetë ai, kanë gënjyer dhe mashtruar shqiptarët dhe shpesh edhe ndërkombëtarët, me pretendimin se “PD dhe ai, përmbysën diktaturën, sollën  lirinë dhe demokracinë, dhe nisën Shqipërinë drejt Europës”. Në afro 2 dekada e gjysëm, shqiptarët janë mashtruar dhe bajatosur nga Sali Berisha, (kallauzi) njeriu i Ramiz Alisë, ish-komunisti më fanatik i këtij vendi, që edhe në ditët e fundit të atij regjimi, bënte thirrje për “udhëheqësin”. Dita e 8 Dhjetorit, u përket studentëve, u përket shqiptarëve, dhe atyre që e kuptuan se regjimit të kaluar, i kishte ardhur fundi, dhe jo “kollonës së pestë”, që shkonte në Qytetin Studenti për të “qetësuar gjakrat” dhe për të bindur studentët se “shoku Ramiz kishte vendosur të bënte ndryshime politike pa dhunë”. Dita e 8 Dhjetorit, u përvetësua dhe privatizua nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha, njeriu që pas ardhjes në postin e kryetarit të asaj partie dhe kryesisht pas marrjes së pushtetit në Mars 1992, e shtypi lirinë, i shtypi të drejtat e studentëve, të ish-të përndjekurve, shtypi zërat kundër në partinë e tij, rrahu dhe denigroi njerësit që e akuzonin dhe denonconin, shtypi lirinë e medias dhe ndrydhi me forcën e SHIK-ut opozitarët dhe gazetarët. Dita e 8 Dhjetorit 1990, ishte shkëndija e madhe që Sali Berisha dhe “të tjerët” pas tij, u munduan ta shuajnë, dhe më pas ta privatizojnë. Asgjë nga sa thotë Sali Berisha, nuk ka ndodhur, asgjë nga sa thotë Sali Berisha nuk është e vërtetë, edhe pse në 30 vjet ka arritur të blejë media dhe “moderatorë” që i bëjnë emisione të turpshme, duke u munduar ta konvertojnë atë nga ish-komunist në “pishtar demokracie dhe lider i Dhjetorit”. Në gjithë këto vite, Partia Demokratike dhe Sali Berisha, kanë mashtruar dhe baltosur 8 Dhjetorin, kanë pompuar “heronj” të rremë demokracie, dhe kanë ngritur në piedestal ata që kanë ZERO kontribute në përmbysjen e regjimit të kaluar. Ata rrahën, denigruan, poshtëruan, cilindo që ngrihej kundër Sali Berishës, njeriut që kishte ardhur nga organizatat e Partisë Punës, për të qenë “lideri demokracisë”. Partia e tij, (dhe jo Partia Demokratike e vërtetë)  është po aq përgjegjëse sa edhe ai, për shkatërrimin dhe denigrimin e lirisë, të drejtave dhe demokracisë perëndimore në Shqipëri. Askush nuk i harron vitet e tmerrshme 1992-1997, se si falangat e pushtetit të Sali Berishës, shtypnin me dhunë protestat, zërat kundër, se si rrihnin qytetarët, opozitarët, gazetarët, se si SHIK-u famëkeq, merrte ditën dhe natën cilindo që piketohej si “kundërshtar i pushtetit”, dhe keqtrajtohej në zyrat e atij shteti makabër. Dalja e Sali Berishës sot  pas 30 vitesh në emisione dhe ekrane për të folur mbi 8 Dhjetorin dhe “përmbysjen e regjimit”, është një turp i madh për ish-studentët, ish-dhjetoristët, ish-themeluesit e Partisë Demokratike, të cilin historia duhet ta ndryshojë.

Next Post
VIDEO/ Rama: Vazhdojmë të ngremë deri në dritaren e fundit çdo shtëpi që shembi tërmeti

VIDEO/ Rama: Vazhdojmë të ngremë deri në dritaren e fundit çdo shtëpi që shembi tërmeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In