• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

8 Dhjetori/ Neritan Ceka: Politika po ndjek sistemin e përmbysur, çdo parti që vjen në pushtet kopje e Partisë së Punës!

by A M
09/12/2024 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike, ish-deputet dhe drejtues i saj, arkeologu Neritan Ceka, kujtoi Ditën e Rinisë dhe Lëvizjen e 8 Dhjetorit 1990, duke sjellë në mendje se qëllimet dhe misioni ishte që Shqipëria të rrëzonte regjimin komunist dhe të bëhej si gjithë Europa.

Por i zhgënjyer ai theksoi se partitë politike sot janë shëmbëlltyra të Partisë së Punës, që e mbyllin misionin e tyre sapo vijnë në pushtet dhe se për fat të keq Politika në Shqipëri nuk ka ndryshuar aspak, ka mbetur e njëjta, një pasardhëse e atij sistemi të përmbysur.

Intervista me Neritan Cekën, ish-kreun e Aleancës Demokratike në Report TV:

– Ku jemi sot profesor, nga 8 Dhjetori i 34 viteve më parë, kaq ngadalë kemi ecur?

Neritan Ceka: Janë dy konceptime të ndryshme. Po të mendojmë startin, pikën nga u nisëm, Shqipëria ka ecur shumë përpara. Jo për politikën, sesa për njerëzit që u angazhuan në sistemin e ri, biznesi, por edhe njerëzit e thjeshtë. Çdo gjë ishte atrofizuar, 90 për qind janë investime shqiptare sot, edhe pse nuk janë dhënë shifra të sakta. Qoftë nga njerëzit e thjeshtë, qoftë edhe nga ata jashtë Shqipërisë. Ky është suksesi kryesor. Përsa i përket politikës besoj se ka qenë një projektues i keq që në fillim, i këtij sistemi të ri, ka bërë një kopje të sistemit të vjetër ku ka gjetur veten për sistemin e ri. Kemi një klasë politike që po përsëritet, po vjen në skenat e vjetra. Madje një pjesë e mirë e tyre qenë aktor të përmbysjes dhe pothuajse pikë për pike po përsërisin sistemin e përmbysur”.

– Pra në aspektin politik jemi siç kemi qenë?

Neritan Ceka: Kjo do ishte pak e ekzagjëruar, por në disa drejtime mendoj se jemi më keq. Jemi në një kohë të përparuar dhe kemi atrofizma politike të klasës së kaluar. Jo sisteme paralele, gjen tek ato ngjashmëri, që s’kanë të bëjnë me Shqipërinë. Po ja kështu është edhe jashtë shtetit, kështu është në vende të tjera, etj… Dhe kjo është ana më negative që ne përpiqemi të marrim nga bota që na rrethon aspektet më negative. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë të bëjmë diçka, që e ka dhe bota, psh., si minimumi jetik është ky, paga minimale është kjo, pensioni minimal është ky. këto s’i kam dëgjuar ndonjëherë, por për krim po, hë se krim ka edhe në vende të tjera, apo deputetë të korruptuar ka edhe në vende të tjera. Në Dhjetor të vitit 1990 nuk ka qenë ky programi. Pati mesazhe ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, ishte iluzive, apo ta bëjmë si Zvicra, në kuptimin ekonomik dhe jo politik, pra një vend të NATO-s, kjo ishte programuar. Ata që nisën Dhjetorin 90-të, pjesa më e madhe e tyre nuk u angazhua në politikë dhe Shqipëria që ata projektuan politikisht, nuk është ajo që kemi sot.

– Ja, për shembull, zoti Berisha ka që në 1992 dhe vijon të jetë ende në politikë. Duket se ne shqiptarët nuk e njohim institucionin e dorëheqjes apo tërheqjes? Po kjo PD po thotë do rrëzojmë një diktaturë tjetër…

Neritan Ceka: Nuk është një çështje partish, është sistemi. Nuk shikon ndryshim te partitë politike sot. Nuk do ishte mirë të identifikojmë negativen vetëm te një parti. Partitë sot janë bërë pjesë e sistemit, s’ka ndarje të qartë elektorale, politikbërjes. Mund të më thoni se kush është kryetari i Partisë Republikane dhe Demokratike në SHBA? Pra partia shkrihet menjëherë, kurse këtu partia në Shqipëri është kopjo e Partisë së Punës, qoftë ajo Demokratike, apo ajo Socialiste, si dhe të tjerat. Jo vetëm që i kemi në administratë, por i kemi edhe në biznes. Pra partia në Shqipëri është pjesë e biznesit jo e politikës, e problemit dhe jo e zgjidhjes, pra e krijimit të problemit dhe favoreve dhe jo e përcaktimit të perspektivave. Po të merremi me PD-në sot unë mendoj se s’bëjmë gjë tjetër vetëm maskojmë gabimet që bën partia sot në pushtet. Është njëlloj, ndaj them kemi bërë kopjen e partisë që përmbysëm.

Çfarë thoshte Partia e Punës atëhere, e kanë fajin mikroborgjezët, klasat e përmbysura, rrethimi kapitalist dhe revizionist dhe asnjëherë s’e kishte fajin partia vetë. Pra një parti që implikohet, bëhet pjesë e administratës, gabimit të programeve, ka konflikt interesi. Nuk duhet të jetë parti që bën programe dhe s’i zbaton. Nuk shikoj asgjë të re të partitë sot. Të gjitha dalin se do korrigjojnë gabimet e së kaluarës sot. Do korrigjojnë korrupsionin dhe bëjnë një më të sofistikuar, edhe më të përhapur, i premtojnë njerëzve iluzione. Ky ishte gabimi i PD ndër vite, që përgatiti një popull mesianik, që beson, që duhet të ketë patjetër një udhëheqës karizmatik që t’i nxjerri nga vështirësitë që ka. Ne dhe buxhetin e kemi më të vogël se Torino, mendoni të kërkojnë ata një udhëheqës. Ata as nuk e njohin fare, ca familje ka, ça makine ka. Asnjë parti nuk ka program. Çdo parti që vjen në pushtet e ka mbaruar misionin e saj, asgjë nuk ndryshon, është Partia e Punës.

– A duhet të ishte një ditë reflektimi 8 Dhjetori?

Neritan Ceka: Në 8 Dhjetor ka qenë gjithë Shqipëria. Madje kishte anëtar të Partisë së Punës dhe komunist atje. Sikurse më 28 apo 29 Nëntor ka qenë gjithë Shqipëria. Kishte edhe fëmijë të anëtarëve të Partisë së Punës, kishte plotë nga ata. 8 Dhjetori mendoj se është datë e madhe, një festë kombëtare. Nuk u krijua PD, u krijua opozita dhe jo të gjithë anëtarët e asaj partie janë aty. / a.m.

Next Post
Debati për gjuhën shqipe në RMV, Ahmeti – Mickoskit: Mos na prekni në palcë se nuk është mirë!

Debati për gjuhën shqipe në RMV, Ahmeti – Mickoskit: Mos na prekni në palcë se nuk është mirë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com