• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“8 dhjetori festë, pa rini”, Salianji letër nga qelia: Në Shqipëri i riu që lufton krimin e ka vendin në burg!

by B K
07/12/2024 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti Ervin Salianji ka shkruar një letër nga qelia, lidhur me 8 Dhjetorin, e cila në Shqipëri festohet si Dita e Rinisë.

Salianji shkruan se hipokrizia me 8 Dhjetorin është se ka festë, por nuk ka rini, pasi ata janë larguar jashtë vendit për një të ardhme me të mirë.

Modeli që po iu jepet të rinjve sipas demokratit, është se në Shqipëri, të rinjtë që luftojnë krimin, e kanë vendin në burg.

Letra e plotë e Ervin Salianjit:

Letër nga qelia 6.

Hipokrizia me 8 Dhjetorin, ka festë por ska Rini!

Zhurmat, dekoret, daullet, ahengu e sidomos fjalimet për 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë që është dhe festë zyrtare në kalendar, janë ironia më e madhe dhe tallje e paskrupullt me këtë grupmoshë.

Çfarë kuptimi ka të bësh festë në Tiranë, kur qeveria ka bërë gjithçka për ti përzënë?!

Do të kishte më shumë sens që Dita e Rinisë shqiptare të kremtohej në Itali, në ShBA, Gjermani, në Londër, në Francë, në Vjenë, në Spanjë.

Rinia shqiptare është atje. Censi i fundit zbuloi zyrtarisht se në krahasim me 2011-tën, mosha 15 deri në 24 vjeç është pëgjysmuar.

Dhe padyshim një nxitje më shumë për t’i mbajtur ata larg është të bësh një teatër hipokrizie si ky që po planifikon qeveria e bashkia me aktivitete boshe, pa sens.

Të festosh Ditën e Rinisë, teksa ke ngulur dhe gozhdën e fundit në shpresën që ata të rrinë e të ndërtojnë të ardhmen këtu, është ta bësh “rilindjen” mullar.

Arsyet e erozionit më të dhimbshëm në shoqërinë tonë janë të shumta. Studiues, sociologë, ekonomistë, mund të kenë ide më të qarta. Pa asnjë dyshim, unë besoj se në krye është modeli i ngritur në këto 3 mandate qeverisje.

Edi Rama u tha të rinjve se të ecësh përpara, të bësh karrierë, të kesh mirëqënie, rruga më e sigurtë dhe më e shkurtër është krimi. Kanabizimi i vendit ishte plaga më e madhe që ka sjellë pasoja të cilat do të kërkojnë shumë vite të shuhen. Krimi u pa si katapulta më e mirë për të ngjitur shkallë në hirearki, e jo dija, jo arritja intelektuale, jo puna e ndershme.

Është fantastike që shumica e të rinjve e refuzuan këtë model. Ata që ikën, së pari, dhe kjo është protestë e fortë. Dhe ata që qendruan, por ja dalin me përpjekjet, me mundin e djersën e tyre, larg modelit qeveritar.

Korrupsioni, është modeli tjetër që u ofrua në këto 3 mandate qeverisje. Edi Rama u tha të rinjve që për të ecur përpara, duhen shumë para. Dhe këtë e tregoi me ngjitjen e disa rioshëve rilindas lart në kupolën e pushtetit, me meritën e vetme sepse futën duart thellë në tendera e koncesione.

Nga ana tjetër ai manifestoi me forcë, se i riu që lufton krimin, që lufton lidhjet e bandave me politikën e qeverisjen, që lufton kanabizimin, e ka vendin në burg.

Një shembull i përmbysjes së modelit që bëri kryeministri jam dhe vetë, unë që e denoncova jam agresori e jam në burg e trafikanti ndërkombëtar është viktima! Teksa ai po bëhet gati me të njëjtat struktura kriminale të tentojë mbajtjen e pushtetit, në orën 7 të mbremjes, në qelitë e ftohta të burgut të Fierit, kërcasin çelësat e mbylljes së dyerve. Tani as fasada gri e godinës përballë, nuk dallohet nga dritarja e vogël.

Televizioni ndërkohë tregon se përgatitje të mëdha po bëhen në kryeqytet për Ditën e Rinisë, si festat e përfitshme qeveritare!

Po cilën ditë të festosh në fund të fundit në atdheun tonë. A e feston dot ditën e pensionistit, kur ai është më i keqpaguari në Ballkan?

Të familjarit, e feston dot? Pasiguria në shkolla, pasiguri kudo, e paqartë e ardhmja për të dhe fëmijët.

Ditën e burrit, të gruas, që mezi mbyllin muajin.

Ditën e profesionistit të lirë, e feston dot kur ende qeveria nuk ka kthyer paratë që u mori me arbitraritet?

Por, ka një ditë që qeveria duhet ta bëjë festë, e të tregohet më në fund një herë e vërtetë dhe e ndershme.

Të shpallë zyrtarisht, e të kremtojë, Ditën e Patronazhistit.

Sepse ky është njeriu i ri që ata kanë prodhuar. Këtij i shkojnë punët mbarë. Patronazhistin e ka kapluar mbrothësia. Patronazhisti ka punën e sigurtë, ka mbrojtje, ka imunitet. Ai ecën përpara.

Sa për rininë, unë mendoj se të gjithë ata, nga maturantët, votuesit për herë të parë, ata që rreken shumë, ata që kanë ikur, të gjithë e kanë ende forcën ta vendosin vetë ditën se kur do ta bëjnë festë. Dhe ajo është 11 maji i 2025, dekretuar së fundmi si data e zgjedhjeve. Atë ditë, Rinia e hedh në erë, e përmbys modelin diabolik që ka vendosur Edi Rama.

Dhe e caktojnë ata kalendarin jo vetëm të këtyre ahengjeve, por sidomos caktojnë kalenderin për Shqipërinë.

Next Post
Nga Spanja dhe vendet e Amerikës Latine! Shkatërrohet “foleja” e prostitucionit në Elbasan, arrestohen dy tutorët dhe 5 punonjëset

Nga Spanja dhe vendet e Amerikës Latine! Shkatërrohet "foleja" e prostitucionit në Elbasan, arrestohen dy tutorët dhe 5 punonjëset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

“Po e ndihmojnë protestën me asistencë ligjore”, Këlliçi: Kemi bërë çfarë na është dhënë mundësia

November 5, 2026
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

Berisha dhe Rama janë njësoj? Kryetari i PD: Mashtrim i madh sa mali i Dajtit!

November 5, 2026
Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

November 5, 2026
“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

November 5, 2026
“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

November 5, 2026
Nga pr/ligji për sigurimet shoqërore tek projektet, vendimet e Këshillit të Ministrave

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes evropiane për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

November 5, 2026

Islam Makhachev – Dagestani MMA Champion and UFC Lightweight Champion

November 5, 2026
Përmirësimi i transportit urban në kryeqytet, Bashkia e Tiranës tregon se çfarë përmban paketa e saj e ndihmës

Qeveria miraton edhe kompensimin për transportin publik! Karburanti 50 lekë për litër, fondi 209 milionë lekë, ja afati i kërkesave

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In