• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

8 Dhjetori/ Berisha: Rilindja e Ramës hakmarrje ndaj demokracisë. Të përmbysim diktaturën e re

by Java News
08/12/2023 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes librave dhe fotografive të kohës, kështu u kujtua 8 Dhjetori nga Partia Demokratike e Rithemelimit. Themelues të partisë e drejtues aktualë kujtuan lëvizjen studentore, si një ngjarje që ndryshoi historinë e kombit.

Sali Berisha në fjalën e tij teksa lartësoi lëvizjen e dhjetorit, pohoi se studentët në luftën kundër diktaturës vetëm guximin kishin armën e tyre.

 “Ata në fakt ishin në vetmi aty, të themi të vërtetën. Ata ishin në vetmi. Ata përveç njëri-tjetrit nuk kishin, ishin në një braktisje në atë rrugë, por nuk u mposhtën”.

Por për Berishën është koha për reflektim.

“Dhjetori kishte fillimin, ngjitjen, por përjetoi dhe rënien e tij. Kjo është e vërteta”.

Kreu i Rithemelimit e drejton gishtin e akuzës tek kundërshtari i tij politik, Edi Rama, të cilin e bën fajtor për zhbërjen e vlerave të 8dhjetorit.

Sipas Berishës, qëllimi i Ramës është kuptuar me vonesë por sërish thotë se është koha për reagim.

“Rilindja e Edi Ramës në qoftë se nuk u kuptua atëherë, tani është e qartë si drita e diellit. Ishte zhbërja, ishte hakmarrja ndaj demokracisë. Në 10 vite ai ia doli të zhbëjë një nga një arritjet e 8 dhjetorit.”

Ky 8 dhjetor (…) është një kushtrim për çdo shqiptar, të ngrihemi me sakrifica, me vendosmëri, të përmbysim diktaturën e re”.

Një prej themeluesve të Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, 8 Dhjetorin e konsideroi si datën më historike për të djathtën shqiptare ndaj dhe kërkoi që kjo datë të lartësohet nga të gjithë.

Ky kremtim i 8 Dhjetorit duhet të bëjë pjesë në një punë të organizuar që duhet të bëjë Partia Demokratike për t’i mbajtur për t’i nxjerr në dritë dhe për t’i lartësuar simbolet e saj. Nuk ka asnjë të djathtë në botë pa simbole të fuqishme, ne i kemi simbolet vetëm duhet t’i nxjerrim në dritë.

Paralelisht me këtë aktivitet, Partia Demokratike zyrtare 8 Dhjetorin e kujtoi me të rinjtë, ku mungoi Lulzim Basha që ende vijon vizitën në SHBA.

Në një takim të drejtuar nga deputetja më e re, Andia Ulliri, mbështetësit e Bashës kujtuan protestën e 33 viteve më parë, duke e konsideruar këtë datë si pikën kulmore kundër diktaturës komuniste.

/f.s

Next Post
Balla: S’do ketë më feude e bajraqe. Do intensifikohen goditjet ndaj grupeve kriminale! 323 efektivë të arrestuar në kuadër të procesit të…!

Balla: S'do ketë më feude e bajraqe. Do intensifikohen goditjet ndaj grupeve kriminale! 323 efektivë të arrestuar në kuadër të procesit të...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Punonin bashkë burrë e grua”, flasin fqinjët në Orikum: Jemi të tronditur nga ngjarja, na ra si bombë

“Punonin bashkë burrë e grua”, flasin fqinjët në Orikum: Jemi të tronditur nga ngjarja, na ra si bombë

January 2, 2026
Po trafikonte kokainë për festat, 19-vjeçari shqiptar kapet natën e ndërrimit të viteve

Po trafikonte kokainë për festat, 19-vjeçari shqiptar kapet natën e ndërrimit të viteve

January 2, 2026
Kryeministri Donald Tusk: Polonia do të ndërtojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë

Kryeministri Donald Tusk: Polonia do të ndërtojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë

January 2, 2026
Zotin e zëvendëson vetëm një qenie, nëna!

Zgjidh Kosovën!

January 2, 2026
Tragjedia e Crans-Montana: Tavani i ulët dhe shkallët e ngushta e kthyen lokalin në një kurth vdekjeprurës

Tragjedia e Crans-Montana: Tavani i ulët dhe shkallët e ngushta e kthyen lokalin në një kurth vdekjeprurës

January 2, 2026
Aksident në hyrje të Sarandës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, një e plagosur

Aksident në hyrje të Sarandës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, një e plagosur

January 2, 2026
Theu arrestin shtëpiak, shqiptari i akuzuar për trafik droge kapet rrugëve të Italisë. Rikthehet në qeli

Theu arrestin shtëpiak, shqiptari i akuzuar për trafik droge kapet rrugëve të Italisë. Rikthehet në qeli

January 2, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidente me pasoja në rrugët e vendit/ Eksperti: Kryesore mbetet edukata rrugore. Të ndryshohet Kodi Rrugor dhe Penal

January 2, 2026
Rajmonda Bulku rrëfen bisedën me Kadarenë pas letrave kundër saj për filmin “Duaje emrin tënd”

Rajmonda Bulku rrëfen bisedën me Kadarenë pas letrave kundër saj për filmin “Duaje emrin tënd”

January 2, 2026
Ndryshon kalendari i Ligës së Kombeve: Kombëtarja shqiptare do të luajë 4 ndeshje radhazi

Ndryshon kalendari i Ligës së Kombeve: Kombëtarja shqiptare do të luajë 4 ndeshje radhazi

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com